Jehonë botërore që Putin testoi vaksinën te vajza e vet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lajmi i bujshëm i ditës së sotme ishte se Rusia do të miratojë së shpejti një vaksinë anti COVID-19 pas më pak se dy muaj testimesh tek njerëzit.

Këtë gjë e deklaroi vetë presidenti rus Vladimir Putin, madje tha dhe se vaksinën e ka injektuar në një prej vajzave të tij.

Me synimin për të qenë e para në garën globale për prodhimin e një vaksine kundër COVID-19-s, Rusia ende nuk ka kryer prova në shkallë të gjerë, nga të cilat do të nxirreshin të dhëna për të treguar nëse ajo funksionon.

Rusia ka përfunduar testimin në dy fazat e para, por rezultatet janë mbajtur të fshehura dhe tani pritet përfundimi i fazës së tretë të testimeve. Rusia parashikon që në muajin shtator të bëhet vaksinimi i personelit mjekësor dhe pedagogjik, kurse për grupet e tjera ajo pritet të jetë e disponueshme nga janari 2021.

Ky lajm ka bërë jehonë në të gjithë globin ditën e sotme, por të shumtë kanë qenë ata që e kanë parë me skepticizëm dhe se nuk besojnë se atë vaksinë Presidenti Vladimir Putin e ka injektuar te vajza e tij. Madja ka patur nga ata të cilët kanë deklaruar se edhe nëse është lajm i vërtetë, ajo nuk përbën një bazë shkencore për t’u injektuar dhe te të tjerët.

Gjithshesi, rezultatet e testit të tretit, i cili është dhe testi përfundimtar Rusia është e detyrueshme t’i bëjë publike./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV