Gjoksi i saj i çmend të gjithë, Armina Mevlani: E mbaj me akull dhe serume (FOTO)

Armina Mevlani është një nga vajzat më seksi të showbizit shqiptar dhe njihet për format e saj trupore.

Blogerja është dhe shumë aktive në rrjetet sociale duke postuar shpesh herë foto provokuese dhe vëmendje tërheq veçanërisht me gjoksin e saj “bombastik”.

Së fundmi, Armina gjatë një bashkëbisedimi me fansat në “InstaStory”, ka zbuluar sekretin sesi arrin ta mbajë gjoksin në superform.

“Përkujdesem tmerrësisht për gjoksin. përdor serum, e mbaj me akull dhe bëj ushtrime”, ka thënë Armina teksa një ndjekës ka shkuar më tej duke i kërkuar më shumë rreth ‘se si e bën me akull’.

“Ok do bëj një postim të shpjegoj këto ditë! Më ndiqni sepse ndihmon shumë”, ia kthen Armina./En.Br./Fjala.al