Moto GP… Nuk ka Mark Markez… nuk ka podium! “Tragjedia” e “Honda”-s

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Nëse nuk është Mark Markez, nuk ka pikë. Kështu mund të përmblidhet me pak fjalë historia e skuadrës japoneze, pas 3 garave të para në nivelin më të lartë të Botërorit të të Motoçiklizmit, Moto GP-së. Dëmtimi i kampionit në fuqi të botës, operimi dhe rioperimi i tij në krah, kanë bërë që “Honda”, të mos ngjitet në podium në asnjë nga garat e zhvilluara deri tani, diçka që nuk ishte parë në Botërorët e mëparshëm, që nga viti 1982.

Mungesa e rezultateve i detyroi drejtuesit japonezë të thërrasin Stefan Bradlin, për të garuar me “RC213V”, deri në rikthimin e 8 herë “kampionit të botës”. “Stefan Bradli është duke bërë shumë prova për Çmimin e Madh të Austrisë, – tha drejtori i skuadrës së “Honda”-s, Alberto Puig. – Të shikojmë se si do shkojë në garën e ardhshme”. Ndërkohë, mësohet se Mark Markezi është duke u rikuperuar me shpejtësi. Sepse, siç ka thënë edhe vetë kampioni spanjoll: “Rënia lejohet, ndërsa ngritja në këmbë është një detyrim”.

Kjo shprehje motivuese e shkruar nga Mark Márkezi në rrjetet e tij sociale, pas operacionit të dytë në shpatull, të le të kuptosh se ai po bën gjithçka për t’u rikthyer në garë. Gjithçka duket e gatshme në garazhin e motorit me numrin e famshëm 93, për kthimin e tij dhe ëndrrën për të arritur të pamundurën. Dihet tashmë. Heronjtë kurrë nuk heqin dorë./Fjala.al

Të fundit

Turizmi, net-qëndrimet e të huajve në hotele u rritën me 32%, kryesuan italianët

Pavarësisht lëkundjes së lehtë që shënoi lëvizja e shtetasve në muajin e tretë të vitit, të dhënat e hoteleve...

Gjikondi: Berisha po shkon si “çeço” në SPAK, jo më si kaposh në ballkon

Pas zvarritjeve disamujore, dosja “Partizani” këtë të hënë kaloi për gjykim dhe ish-kryeministri Sali Berisha do të hetohet për veprën penale të “korrupsionit pasiv”. Juristja...

KQZ urdhëron numërimin të dy kutive me vota të panumëruara në Durrës dhe Elbasan

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftuar se ka marrë vendim në lidhje me procesin zgjedhor, duke urdhëruar numërimin fillestar të dy kutive të votimit që...

“Rruga për në burg ka nisur”/ Avokati paralajmëron fatin e Berishës

Për herë të parë në gjykatën e posaçme do të zhvillohet një proces gjyqësor ndaj një ish-kryeministri për akuzën e korrupsionit. Gjykata e Posaçme vendosi...

Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

Erald Kapri do të jetë për herë të parë në Parlament dhe mandatin e mori duke garuar me Partinë Mundësia, që arriti të marrë...

Lajme të tjera

Web TV