As Milanin dhe as Napolin, sulmuesi brazilian zgjedh Benfikën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse kërkohej nga klubet italiane si Milani e Napoli, sulmuesi anësor brazilian Everton Soares ka zgjedhur Portugalinë për të vijuar karrierën, pasi sot është bërë zyrtarisht futbollist i skuadrës së Benficës.

Futbollisti 24-vjeçar, i cili spikati me Brazilin në Copa America-n e 2019-ës, kishte ngjallur interesin e klubeve të shumta, por sot mbërriti në Lisbonë dhe hodhi firmën mbi kontratën që do ta lidhë me Benficën për 4 sezonet e ardhshme.

“Dua të vesh fanellën e Benficës dhe të shkruaj historinë e këtij klubi”, tha futbollisti 24-vjeçar në fjalët e tij të para pas mbërritjes në aeroportin e kryeqytetit të Portugalisë, ku e pritën përfaqësues të klubit të Benficës, por edhe të mediave të ndryshme.

Klubi portugez vendosi të paguajë rreth 20 milionë euro në arkat e Gremios për kartonin e futbollistit, ndërsa brazilianët ruajtën edhe 10 % të vlerës së kartonit në rast të rishitjes së tij në 2 sezonet e ardhshme.

Pas trajnerit Jorge Jesus dhe sulmuesit Everton Soares, Benfica po punon për afrimin e futbollistëve si Edinson Cavani e Jan Vertonghen, për të ndërtuar një skuadër vërtetë cilësore, që të mund të bëjë paraqitje dinjitoze si në Portugali ashtu edhe në arenën ndërkombëtare./Ar.Ha/Fjala.al

Të fundit

Ekzekutimi i efektivit në Fier, reagon drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Do bëjmë gjithçka që autori të dalë para ligjit, thotë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, për Asllan Mernicën,...

U betua në emër të Maqedonisë! Edhe Bullgaria reagon ndaj presidentes Davkova

Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje që bien ndesh me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të vitit 2017, si dhe marrëveshje...

Vrasja e efektivit të “Shqiponjave”/ Reagon Balla: Autori të dorëzohet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i ka bërë thirrje autorit të vrasjes së policit në Fier, Novruz Cenalia që të dorëzohet. Në një prononcim për...

Surpriza e motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe me në mesditë dhe pasdite në zonat pranë maleve. Era do...

Ja pse stresi bën që të shtoni peshë

Stresi ju bën të shtoni peshë: disa kërkime shkencore e konfirmojnë këtë njëherë e përgjithmonë. Pavarësisht nga lloji i reagimit që kanë njerëzit individualë...

Lajme të tjera

Web TV