“Djali pati simptoma i pari”/ Veliaj: Izolimin e shfrytëzova për të reflektuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka treguar se është infektuar me COVID-19 gjatë takimeve familjare. Në një intervistë për “Report Tv”, Veliaj u shpreh se fillimisht simptoma shfaqi i tij Kajan, e më pas bashkëshortja dhe ai. Kreu i bashkisë rrëfeu se djali tij kishte temperaturë 38.

“Ishin takime jashtë pune. Asnjë nga kabineti i punës nuk rezultoi pozitiv, kështu që unë isha i vetmi. Ne e kaluam të gjithë në shtëpi, fillimisht u sëmurë djali, me temperaturë 38, menduam se kishte dhëmballë, më pas hetimi profesional tregoi që kishte kaluar ai COVID, bashkëshortja dhe pastaj unë. Dhe u futa në karantinë. Ishin dy javë sfiduese, nuk ia uroj as armikut më të madh. Pak kujdes nuk na bën keq”, tregon Veliaj.

Më tej ai tha se gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë dhe se ky virus e ka shfrytëzuar për të reflektuar.

“Jam mirë, shumë më mirë dhe më ka dhënë mundësi që të reflektoj që të mendoj se ca është e rëndësishme, dhe ne ndonjëherë i fusim një mendje të lehtë po jam bërë pak serioz për çështjet e shëndetit. Për mua ishte një kambanë alarmi që jo çdo gjë duhet marrë me sportivitet. Ne e harrojmë që të qenit në formë na ndihmon që të jemi familjarë dhe qytetar më të dobishëm”, tha Veliaj.

Ndërkohë, një ditë më parë kreu i bashkisë së Tiranës dha lajmin se ka fituar betejën me COVID-19. Ai theksoi se gëzon shëndet të plotë dhe se tashmë i është rikthyer punës. Po kështu, edhe gruaja e tij, Ajola Xoxa është negative./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump mbyll të gjitha zyrat e USAID jashtë SHBA deri më 30 shtator

Administrata Trump ka urdhëruar mbylljen e të gjitha pozicioneve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) jashtë vendit deri...

Rama: Çlirojmë Tiranën nga zaptimet në lagje

Fitorja e mandatit të katërt i ka dhënë mundësinë kryeministrit Edi Rama që të marrë kohë të mjaftueshme për të reflektuar, si në analizë,...

Shqiptari zbret nga makina dhe dhunon punonjësin e pastrimit! Donte ta parakalonte

Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Athinë, ku një punonjës i shërbimeve të pastrimit është sulmuar fizikisht nga tre të rinj. Sipas raportimeve...

Hallet shqiptare dhe të “Ballkan pazarit” nuk janë prioritet i SHBA-ve

Nga Sebi Alla Për të kuptuar rëndësinë e një vendi që vëtëshpallet i rëndësishëm, gati sa të mendojë se “bota rrotullohet” rreth saj, mjafton të...

Bashkia e Tiranës miraton 1100 kredi të buta për çiftet e reja

Bashkia e Tiranës ka miratuar sot mbi 1,100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja që nuk kanë mundësi të blejnë një...

Lajme të tjera

Web TV