Formula 1, basti i fituar ndaj “Covid-19”, por kujdesi në Barcelonë është maksimal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sporti ka çarë nëpër absurdin e shkaktuar nga epidemia e virusit korona dhe janë disa prej disiplinave që ia kanë dalë, duke dëshmuar se edhe shëndeti mund të mbrohet, por edhe garë mund të bëhet.

Kështu, protokolli i rreptë i Formulës 1 ka patur sukses në Austri, Hungari dhe Britani të Madhe, me vetëm 3 raste pozitive të Covid-19 (dy në Hungaroring, plus Serxhio Pérezin), por asnjë brenda skuadrave, pas gati 20,000 testeve të kryera te personeli, ekipet dhe drejtuesit.

Sfida ishte e madhe por tani ata përballen me pengesën më të madhe, Çmimin e Madh të Spanjës në Montmeló. Shqetësimi i FIA-s ishte i dukshëm javët e fundit me rritjen e numrit të të prekurve në Katalonjë dhe, veçanërisht, në zonën metropolitane të Barcelonës, që përfshin pistën katalane.

Por besimi tek autoritetet ishte maksimal dhe gara nuk u vu kurrë në dyshim. Ata do të vendosen në hotele në zonat ku u kontrollua ndikimi i virusit dhe vazhduan me planin për të mbajtur garën të dielën.

Protokolli rishikohet dhe përshtatet pas çdo Çmimi të Madh, por zyrtarët që merren me kontrollin anti-Covid 19, rekomandojnë me forcë të shmangin zonat të cilat janë marrë masa të jashtëzakonshme të izolimit vullnetar, si Barcelona.

Maskat janë të detyrueshme gjatë gjithë kohës në çdo mjedis, gjë që nuk zbatohej në Angli dhe që befasoi shumë anëtarë të skuadrave jashtë Silverstoun, në restorante ose hotele. Sipas skuadrave, nuk ka asnjë shqetësim dhe ata do të zbatojnë masat për të minimizuar rreziqet.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

Lajme të tjera

Web TV