Greqia shtyn deri më 31 gusht kufizimet për udhëtarët/ Udhëzimet e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëzime të reja për ndalimin e përhapjes së covid-19, deri më 31 gusht vijnë nga Shërbimi i Aviacionit Civil të Greqisë. Ndalimi I fluturimeve drejt aeroportit të Athinës “Eleftherios Venizelos” nga aeroportet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut shtyhen deri në mesnatën e 31 gusht 2020.

Gjithashtu shtyhet deri në këtë datë ndalimi i qarkullimit të shtetasve të vendeve të treta, përfshi Shqipërinë, përveç disponuesve të lejeve të qëndrimit, apo të dokumentave të tjera që lejojnë qëndrimin në vend.

Në çdo rast, shtetasit e vendeve të treta që duan të udhëtojnë në aeroportin e Athinës për arsye madhore, duhet të kontaktojnë me konsullatat e Greqisë në vendin përkatës.

Pasagjerët që duan të udhëtojnë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Rumania, Suedia, Hollanda, Belgjika, Spanja, Malta, Emiratet e Bashkuara, Çekia do të paraqesin në kompaninë ajrore, para fluturimit, rezultatet e testit negativ, të 72 orëve të fundit, nga qendra mjekësore e certifikuar, me të dhënat e pasaportës në gjuhën angleze.

Në rast të kundër gjatë kontrollit në aeroportin e Athinës, kompania përkatëse do të detyrohet të bëjë riatdhesimin e menjëhershëm të pasagjerit.

ru.do/ Fjala

 

 

Të fundit

Apple pranë marrëveshjes me OpenAl, ChatGPT do të integrohet në Iphone

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do të shtoë ChatGPT-në në...

Takimi me emigrantët në Athinë/ Pse nuk u takua me zyrtarët grek? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur për emisionin “Opinion”, lidhuer me takimin e shqiptarët që jetojnë në Greqi, i cili solli reagime të politikës dhe...

Si janë raportet midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për një emision televiziv ndër të tjera foli edhe për raportet e qeverisë shqiptare me atë...

Ekspertja: Vizita në Athinë, më e suksesshmja për Ramën. Ishte në nivelin më të lartë

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Enida Bozheku e cilëson vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë si më të suksesshmen në këto vite që është...

“Do të të laj…”, me kë e ka Xhensila Myrtezaj?

Prej disa kohësh po përflitet një ndarje mes aktorit të humorit Bes Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj. Kjo u aludua vazhdimisht në media por...

Lajme të tjera

Web TV