Makina përplas 15-vjeçarin në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se mjeti me drejtues shtetasin A.A., ka përplasur fëmijën e mitur me iniciale G.N., 15 vjeç, i cili për pasojë ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në Tufinë.

Fëmija është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./En.Br./Fjala.al