Radhë kilometrike në Kakavijë pas kërkesës së palës greke për kryerjen e testit të COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Pikën e Kakavijës që lidh Shqipërinë me Greqinë të enjten janë krijuar radhë kilometrike të qytetarëve shqiptarë që kërkojnë të udhëtojnë drejt Greqisë. Radhët erdhën pas njoftimit të qeverisë greke për të kufizuar nga e diela lëvizjen, me deri në 750 persona në ditë në këtë pikë kufitare dhe kryerjen e detyruar të kontrollit për COVID 19.

Si asnjëherë më parë gjatë këtyre viteve të fundit radha e mjeteve po shkon drejt fshatit Jorgucat disa kilometër larg nga Kakavija ndërkohë që qytetarët shqiptarë po zgjedhin mjete rrethanore në makina për të mbrojtur nga dielli i fortë fëmijët dhe të moshuarit.

Në disa segmente radha e mjeteve është e dyzuar. Përparimi i makinave është mjaft i ngadaltë ndërkohë që në anën shqiptare të kufirit ka qytetarë që janë në radhë prej orës dy të mesnatës.

Vëzhguesit janë të shqetësuar se nëse prurjet do të vijojnë situata njerëzore mund të bëhet më e vështirë prej mungesës së kushteve sanitare.

Dyndja e shqiptarëve në kufi për të udhëtuar drejt Greqisë vjen pas njoftimit të autoriteteve greke për të kufizuar me 750 veta në ditë hyrjen në kufirin grek që nga e diela e 16 gushtit në pikën e Kakavijës. Po kështu të dielën autoritetet greke kane njoftuar se nuk do të lejojnë asnjë udhëtar të hyjë në Greqi pa analizën molekulare të “Covid 19”. Kjo ka rritur shqetësimin tek emigrantët shqiptarë që hynë nga Greqia ditët e fundit në territorin shqiptar dhe tani kërkojnë të rikthehen në Greqi pa filluar kuadri i masave shtrënguese.

Sipas të dhënave kufitare shqiptare në ditët e para të gushtit kanë hyrë ne territorin shqiptar disa dhjetëra mijëra emigrantë të cilët do të gjejnë vështirësi te sigurojnë në Shqipëri testin molekular për “Covid 19” dhe më pas të rikthehen në Greqi.

Lexo edhe :  Një javë para zgjedhjeve, partitë e reja artikulojnë zgjedhje të parakohshme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme tha mërkurën përmes një postimi në rrjetet sociale se pikat e kalimit të kufirit në Kakavijë dhe Kapshticë, nga pala greke,do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë gjatë fazës së orarit prej ores dhjetë te mbrëmjes deri në orën gjashtë të mëngjesit.

Ministria e Jashtme shqiptare i ftoi qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit kur pikat e kalimit janë të mbyllura, pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar. Ministria e Jashtme shqiptare kujtoi se duke filluar nga data 16 gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet pikës së kalimit të kufirit në Kakavije dhe Kapshticë, do të duhet të vetëizolohen për 7 ditë./VOA

Të fundit

“Po vjen momenti i transformimit të Lushnjës dhe Divjakës”, Rama: Duam mandatin e katërt

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim përmbyllës elektoral në Lushnjë. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se mandati i...

Vrasja në Has, dalin detaje të reja: Motra e viktimës goditi me shkop prindërit e autorit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në fshatin Plan në Has. Motra e viktimës goditi me shkop prindërit e autorit...

Gratë punojnë më shumë, por fitojnë 23% më pak se burrat

Një raport i fundit i publikuar nga OBSh ka nxjerr në pah se shumë vende janë larg objektivit për të arritur barazinë e plotë...

Ellen nuk njihet me pamjen dhe stilin e ri të jetesës

Ellen DeGeneres duket se ende nuk është përshtatur me jetën e saj të re në rajonin e Cotswolds, Angli, pasi u zhvendos nga Shtetet...

Eksperti i pasurive të paluajtshme: E pamundur të gjesh prona me 1000 euro metri katror

Eksperti i pasurive të paluajtshme, Indrit Abdiu, analizoi në” Top Talk Economy” situatën e pasurive të paluajtshme në vendin tonë. Çmimet e apartamenteve po shënojnë...

Lajme të tjera

Web TV