3 mijë tekste këngësh, 50 vjet karrierë dhe 74 vjeç në moshë, sot ditëlindja e Zhuljana Jorganxhi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

NGA ROLAND QAFOKU

E nga t’ia nisësh. Janë 3 mijë tekste këngësh në 50 vjet karrierë. Mjeshtrja e madhe e vargut shqip, Zhuljana Jorganxhi, mbush sot 74 vjeç.

Ne që jemi rritur me vargjet e saj e dimë shumë mirë se sa kënaqësi dhe emocion na kanë dhuruar muzika me tekstet e saj që unë do t’i perifrazoja se ishin fjalët më të mira në renditjen e tyre më të mirë.

Mes 3 mijë teksteve unë kam përzgjedhur 7 prej tyre që më kanë pëlqyer më shumë. Miqtë e mi, shijojini!

Janë kaq elegantë, kaq të bukur, sa nuk e ndan dot muzikën nga vargu. Dhe një gjë tjetër: Janë tekste bio dhe që tregojnë jo vetëm se sot nuk ka tekste të këtij sekti, por që gjuha shqipe është kaq e bukur. Shumë urime Zhuljana!

  1. “Në duart e nënës”, kënduar nga Bashkim Alibali

Në duart e tua u rrita o nënë.
Në netët pagjumë pikoi drit’ e hënës.
Dhe veten qortova të zënë në gabime
Zemrën kur ta theva o e shtrenjta ime

  1. “Jon”, kënduar nga Ardit Gjebrea

Më erdhe në një kohë të dëshpëruar
me dhimbe, Jon.
Kur anijet si fantazma
Nëpër det me aventura
Klithnin Liberta.

Deti u bë mal me njerëz dhe mali u bë det me lot.

  1. “Pranvera do lule shumë”, kënduar nga Frederik Ndoci

Kur i vogël mbi lëndinë
Mbi barin që ndriste nën vesë
Një pragpranvere një lule gjeta
Erdhi pranvera thirra menjëherë.

  1. “Këngët e rinisë”, kënduar nga Luan Zhegu.Si zogjtë e shqipes kur fluturojnë
    Për herë të parë lart në qiell
    Dhe shqipja nënë me krahë të fortë
    Fluturimin me to merr.
  2. “Se kenduam “Let it be”, kënduar nga Sherif Merdani
Lexo edhe :  Parkimet dysh të çojnë pas hekurave? Kujdes! Ka një diferencë

Por një gjë fort mirë e di
Unë të bukurën dashurova
Nga rrugicat me kalldrëm
Tek artistët që ka bota
Ne besuam si fëmijë
Ne besuam të dashuruar
Se kënduam let it be
Ndaj do rronim të përgjuar.

  1. “Në sytë e tu”, kënduar nga Parashqevi Simaku

Një mbrëmje kthehesha te ti
Me mall të rri të patreguar
Unë të mungoja ti e di
Ashtu si ti më ke munguuar
Në krah pranë meje atë çast,
Kaloi një çift i zemëruar
Pranë një fëmijë i ndiqte poas
Si zog iu trembur i hutuar.

  1. “Na lini te jetojme”, kenduar nga Elton Deda.

Me kot unë pyes pse nuk erdhe përsëri
Kush ti ndali hapat, kush të tha mos ik!
Një lajm i ditës si një krismë tremb ëdo shpirt
Bëhet zog plagosur
Zemër e vrarë në shpirt.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV