“Nuk ka asnjë efekt anësor”, ish-ministri shqiptar bën vaksinën ruse

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ish-ministër shqiptar, bën vaksinën e prodhuar në Rusi, e cila pretendon se është efektive ndaj koronavirusit.

Bëhet fjalë për ish-ministrin e Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, Valdrin Lluka.

Lajmin e ka bërë me dije në rrjetet sociale, ku informon se krahas tij vaksinën e ka bërë edhe familja e tij.

“Unë dhe familja ime morëm vaksinën ruse për COVID-19 dhe nëse keni frikë se nuk është testuar, e provova dhe jam i lumtur të raportoj se nuk ka asnjë efekt anësor”, shkruan Lluka.

Kujtojmë se Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se vaksina e quajtur “Sputnik V” ka kaluar dy testet e para dhe tashmë pritet ai përfundimtar, ndërkohë që në shtator është parashikuar që të jetë gati për personelin shëndetësor.

Drejtuesit e firmës farmaceutike ruse R-Farm gjatë një intervistë për mediat ruse kanë zbuluar dhe çmimin e pritshëm të eksportit për një dozë, e cila do të jetë jo më pak se 10 dollarë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mbetet në burg shefi i Policisë Rrugore në Tiranë

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për shefin e komisariatit të policisë rrugore Tiranë,...

Përplasja e fundit virtuale mes Elvana Gjatës dhe Dafina Zeqirit ndez rrjetin

Kënga më e re e Elvana Gjatës, “Lumja toka”, sapo ka dalë dhe ka bërë menjëherë bujë, jo vetëm për melodinë me motive shqiptare,...

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të xhirojnë së shpejti një film

Moderatorja Kiara Tito ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron, ku ka ndarë me publikun disa...

FOTO/ Igli Tare zgjedh Italianon, por Bologna bëhet pengesë

Igli Tare pritet të bëhet zyrtarisht “djall”, por në Itali nuk kanë asnjë dyshim për këtë pjesë, thjesht është kohë, me ish futbollistin e...

Nesër Konferenca e Pestë ndërqeveritare, Rama kryeson delegacionin në Bruksel

Kryeministri Edi Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar, në konferencën e pestë ndërqeveritare me Bashkimin Europian, e cila pritet të mbahet në Bruksel të enjten (22...

Lajme të tjera

Web TV