Radhët në Kakavijë/Gazetarja: Kushedi sa do ketë qeshur Nano, ka treguar barsaletë….

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Anila Hoxha ka krahasuar ndodhitë e sotme në pikën kufitare të Kakavijës me të njëjtën gjë që ka ndodhur në kohën kur kryeministër ishte socialisti Fatos Nano.

Në atë kohë qeveria ngriti çadra për qytetarët ishin në radhë, ndërsa qeveria i ndihmoi me ujë dhe ushqime.

Gazetarja shkruan në një postim në rrjetet sociale, se “ish kryeministri Nano kushedi sa do ketë qeshur së brendshmi, teksa udhëtoi pikërisht sot drejt Greqisë përmes Kapshticës. Ndoshta ka treguar ndonjë barsaletë me popullin që shtegton çdo behar dhe asnjëherë nuk pati së paku një ministër të jashtëm të hajrit që të kujdeset për punët e jashtme të shqiptarisë.”.

Postimi i plotë:

Historisë i pelqejne barsaletat!
Nje ditë gushti si kjo , kur Nano ishte kryeminister , u përpoq ta zgjidhte krizen me te madhe ne kufi me shqiptare qe prisnin për te kaluar ne Greqi, duke instaluar cadra te ushtrise per ndihme mjekesore dhe ushqimore.
Sot, ndonese radhet jane shtrire ne kilometra te tere, ne te njejtin segment, ministrja e mbrojtjes Olta Xhacka pasi sigurohet qe fluksi eshte ashtu sic shfaqet ne media, shkon dhe takon kryebashkiaket e Dropullit , Gjirokastres dhe prefektin. Se ckuptim ka, ec e merre vesh!!!! Mbase ata do u bejne testin e covidit atyre qe presin ne radhe?
Mbase do ndihmojne Forcat e Armatosura qe te shperndajne uje, ushqime ose do vendosin cadra?
Nderkohe , ish kryeministri Nano kushedi sa do kete qeshur së brendshmi, teksa udhetoi pikerisht sot drejt Greqise permes Kapshtices. Ndoshta ka treguar ndonje barsalete me popullin qe shtegton cdo behar dhe asnjehere nuk pati së paku nje minister te jashtem të hajrit qe te kujdeset per punet e jashtme te shqiptarise !

Lexo edhe :  Deti, historia dhe mikpritja/ Rama poston videon me përshtypjet e turistëve nga Durrësi

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Rama: U sekuestruan 32 tonë produkte pa faturë! Zero tolerancë

Në 6 ditë aksion për sigurinë ushqimore, janë sekuestruar 32 ton produkte pa faturë. Kryeministri Edi Rama bën me dije...

VIDEO: Sherri në Ksamil mes dy pronarëve, dalin detajet! Si nisi problemi

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të shtunë në Ksamil, ku shtetasi Agim Taraj dhunoi barbarisht pronarin...

Të pathëna në publik: Përse u largua Vaçe Zela nga Shqipëria?

Shkruar nga A.R.D. Një histori e dhimbshme ka ndodhur me të madhen Vaçe Zela në vitin 1993. Sikur të mos mjaftonte “dalja në pension para...

Vietnam, përmbyset anija turistike, 34 të vdekur

Një ngjarje rëndë ka ndodhur sot në Gjirin Ha Long të Vietnamit, ku një anije turistike u përmbys nga një stuhi e fortë, duke...

Xhilian Zheleku, heroi i heshtur i turistëve në Sarandë

Personi që shihni në foto është Xhilian Zheleku, roja bregdetare pranë kanalit të Çukës në Sarandë i cili është kthyer në heroin e pushuesve. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV