Një rezulton që para startit të takimit askush s’do kishte guximin ta thoshte. Beyrn Mynih ka shkatërruar me rezultatin e thellë 8-2 Barcelonën në duelin e vlefshëm për fazën çerekfinale të Uefa Champions League.
Të besuarit e Flik arritën të shënonin nga katër gola për ç’do fraksion loje. Në të parën shënuan dopietë Tomas Muller 4′, 31′, Ivan Perisiç 21′ dhe Gnabri 27′. Ndërsa në të dytën Kimish 63′, Levandovski 82′ dhe dopieta e Coutinhos në të ’85-tën dhe ’89-tën.
Për katalanasit ishte një autogol i Alabas i cili iu dhuroi një gol në minutën e ‘7 dhe në të 57-tën gjeti rrugën e rrjetës Luis Suarez.
Ky rezultat është një turpërim historik për Barcelonën, e cila u shpërfytyrua totalisht nga gjermanët bavarez./En.Br./Fjala.al