Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Bertolt Breht, shkrimtari i dramave të mëdha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Breht është njohur dhe si një nga dramaturgët më me ndikim të shekullit XX. Ai themeloi teatrin e famshëm “Berliner Ensemble”

Nuk mund të thuash se Bertolt Breht është pak i njohur në Shqipëri. Madje në vitin 1971, në Teatrin Popullor u vendos në skenë një nga dramat e tij më domethënëse “Arturo Ui” e cila bëri jo pak bujë në ambjentet artistike shqiptare. Dhe nuk duhet harruar se rolin e personazhit kryesor të kësaj drame, e kanë luajtur dy aktorë, Kadri Roshi dhe Shkëlqim Basha. Pra, Bertolt Breht mund të mos njihej gjerësisht si poet, po jo si dramaturg…

…“Pranimi me gjysmë zëri më nakatos zorët e barkut”, do të shprehej gangsteri Arturo. Plaku Doks Boru, Xhiri e Xhivola hajduti, të gjithë këta ishin personazhet e jashtëzakonshme të një drame të fortë. “Arturo Ui” paraqet ngritjen e një mafiozi imagjinar të Çikagos në vitin 1930. Gjithashtu drama në fjalë paraqet përpjekjet e tij për të kontrolluar “trustin e lulelakrës” duke eleminuar pa mëshirë të gjithë kundërshtarët e tij. Drama është një alegori fantastike që tregon se si Adolf Hitleri dhe Partia Nacional-Socialiste u ngjit drejt pushtetit në Gjermaninë e fundit të viteve ’20 të shekullit të kaluar.

Dramaturgu
Bertolt Breht mbetet një shkrimtar, dramarurg estet krejt origjinal dhe antikonformist i teatrit të deriatëhershëm bashkëkohor gjerman. Ai ka qenë luftëtar i “formës së hapur” artistike dhe kulturës së skenografisë së inskenuar. Por Breht është njohur dhe si një nga dramaturgët më me ndikim të shekullit të 20-të. Në veprat e para të krijimtarisë së tij shfaqet ndikimi nga ekspresionizmi bashkëkohor si edhe paraardhësit e rrymës “Stuhi dhe vrull”

Jetëshkrimi
Prindërit e tij i përkisnin klasës së mesme. Emri i tij orgjinal ishte Eugen Berthold Friedrich Brecht. Megjithatë njihej profesionalisht si Bertolt Breht. I lindur në 10 shkurt 1898 në Augsburg të Germanisë ai ishte një praktikues gjerman i teatrit, dramaturg dhe poet. Fillimisht ai studioi mjekësi dhe shërbeu në një spital të ushtrisë, duke shmangur me sukses detyrën aktive në Luftën e Parë Botërore Që në moshë shumë të re Breht nisi të shkruante komente për teatrin derisa përfundoi dramën e tij të parë, “Baal”, në moshën njëzet vjeçare. Drama e tij e dytë, “Tamburët e Natës”, u interpretua në Mynih më 1922. Breht u transferua në Berlin në 1924 për të vazhduar më tej karrierën e tij si dramaturg. Në veprat e tij përfshihen Opera “Threepenny” e shkruar në vitin 1928 me kompozitor Kurt Veill, bë një nga sukseset më të mëdha tregtare të teatrit të Berlinit të viteve 1920 Gjatë vitit 1922 Breht tërhoqi vëmendjen e kritikut të njohur, Herbert Ihering. Po atë vit atij iu akordua çmimi prestigjioz “Kleist Prize” për tre dramat e tij të para. Motivacioni i çmimit ishte: “Gjuha e Brehtit është e gjallë, pa qenë qëllimisht poetike dhe simbolike pa qenë pothuajse letrare. Breht është një dramaturg sepse gjuha e tij ndjehet fizikisht shqeto.” Më 1929 Brehti u martua me Helene Veigel, e cila ishte dhe gruaja e tij e dytë, një aktore dhe drejtuese artistike e njohur gjemane me origjinë hebreje, e cila ka luajtur role kryesore në dramaturgjinë e Brehtit, sidomos të asaj epike. “Opera për tri grosh”, që u bë hiti më i madh në Berlin edhe nga pikpamja muzikore.

Lexo edhe :  Lutfi Isufaj, një nga kapedanët e bujqësisë

Nazizmi
Kur Hitleri mori pushtetin, më 1933, duke parashikuar rrezikun e persekutimit, Brehti me familjen e tij emigruan fillimisht në, më pas në Suedi, Finlandë, dhe, së fundi, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai do të kalonte 14 vitet e ardhshme në mërgim. Gjatë viteve të Luftës II Botërore Brehti u bë një shkrimtar i spikatur i letërsisë së ekzilit politik. Ai shprehte oponencën e tij ndaj lëvizjeve Nacional Socialiste dhe Fashiste në dramat e tij më të famshme: “Jeta e Galileut”, “Nënë Kurajo dhe Fëmijët e saj”, “Njeriu i mirë i Szechëan”, “Arturo Ui”, “Rrethi prej Shkumësi i Kaukazit”, “Frikë dhe Mjerim i Rajhut të Tretë” dhe shumë të tjera. Në SHBA ai shkroi të vetmin skenar për filmin hollivudian “Xhelatët gjithashtu vdesin”. Aty ai shkroi skenarët “Vizionet e Simone Makard”, “Shvejku në Luftën II Botërore” dhe “Duka i Malfit”.

Marksizmi
Breht mbetet një kundërshtar i flaktë i regjimit hitlerian në Gjermani. Por njohja e tij me teorinë marksiste në vitin 1926 përcaktoi jetën dhe veprën e mëtejshme. Marrëdhënia e Brehtit me teorinë marksiste përshkruhet në shënimet e vitit 1935, sipas të cilave mund të thuhet se që nga viti 1926 e deri në vitin 1935 ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me teorinë marksiste në forma të ndryshme. Në fund të luftës, ai ngjalli dyshime tek autoritetet amerikane për polemika e tij politike dhe sociale. Pas mbarimit të Luftës II Botërore, ai vërtetoi më 1947 para një komisioni investigativ në SHBA se nuk kishte aderuar ndonjëherë në ndonjë Partinë Komuniste. Megjithatë dialektika marksiste kishte influencuar shumë tek Brehti në të dy aspektet teorike e praktike teatrale të tij. Gjatë jetës së tij Brehti, nuk ka qenë dikush, për të cilin të gjithë kanë të njëjtin mendim, në asnjë kohë dhe në asnjë vend. Edhe në Gjermaninë Perëndimore, të orientuar nga ekonomia e tregut, Brechti ka pasur në periudhën e pasluftës si përkrahës ashtu edhe kundërshtarë të fortë, të cilët e shihnin poetin si “komunist”. Breht mori Çmimin “Stalin” të Paqes më 1954.

Epilogu
Në vitin 1949, Breht rikthehet në Evropë dhe themeloi në ish-Berlinin e Lindjes, teatrin e famshëm “Berliner Ensemble”. Breht është autori i poezive të shumta që mund të konsiderohen ndër më të bukurat e lirikës gjermane të shekullit të njëzetë. Në 14 gusht i vitit 1956 Bertolt Breht ndahet nga jeta pas një ataku kardiak. Ishte 58 vjeç./Përgatiti: L. Veizi/Fjala.al

Të fundit

Boks/ Daniel Dubois shkatërron Anthony Joshuan me nokaut dhe ruan titullin e IBF-së

Daniel Dubois si një kampion në fuqi i IBF e ka mbrojtur këtë titull pas një fitoreje të madhe...

Real Madrid triumfon me përmbysje ndaj Espanjolit, Vinicius “shndërron” galaktikët

Real Madrid triumfoi mbrëmjen e sotme me rezultatin 4-1 në një duel që rezultoi tepër emocionues. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura,...

Pikat e bardha rreth syve/ Çfarë tregojnë për shëndetin dhe trajtimet natyrale

Më siguri keni vënë re të paktën një herë tek vetja apo tek të afërmit disa pika të vogla, të bardha që rrethojnë sytë. Këto...

Duka i lë afat Berishës dhe i shtrin dorën Ramës: S’ka “vija të kuqe” për aleancë me PS

Partia Agrare Ambientaliste nuk u bë pjesë e polit të tre të politikës shqiptare, teksa formacioni që do të sfidojë PS dhe PD në...

Spektakël vetëm në tribuna, derbi i kryeqytetit mbyllet në barazim pa gola

Ndeshja e parë në derbin e këtij edicioni u mbyll me barazim 0:0. Partizani ka tashmë tre barazime radhazi, ndërsa Tirana shkon në 6 barazime...

Lajme të tjera

Web TV