Foto e rrallë/ Silva Turdiu bisedon me Enver Hoxhën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Parid Turdiu, djali i Qazim Turdiut dhe vëllai i Silva Turdiut ka publikuar në rrjetet sociale një foto të motrës së tij teksa bisedonte me diktatorin Enver Hoxha.

“Ketu eshte Silva (majtas Iliri dhe Nexhmija, djathtas duket si punonjese e sherbimit) Të gjithë duken të lumtur, apo jo?” shkruan Parid Turdiu krahas fotos.

Kujtojmë se volejbollistja Silva Turdiu u fejua me djalin e kryeministrit Mehmet Shehut, Skënder Shehun më 1 shtator 1981.  Dy ditë pas fejesës shkuan për vizitë Enver Hoxha dhe bashkëshortja e tij Nexhmije Hoxha. Kjo u duk si një bekim i kësaj fejese. Por në fakt shënoi fillimin e kalvarit të jetës së saj dhe familjes Shehu. Kjo fejesë do të shënonte edhe fundin e jetës së vjehrrit të saj e të familjes Shehu, si edhe fillimin e një shtypjeje dhe denigrimi për familjen Turdiu.

Disa ditë më vonë pas fejesës Enveri urdhëron Mehmetin të prishë fejesën e Skënderit me Silvën, sepse Silva kishte “njolla në biografi”, disa lidhje familjare të saj që ishin arratisur në SHBA dhe konsideroheshin si armiq të popullit. Mehmeti e prish fejesën e djalit menjëherë, por sulmi ndaj tij sapo kishte filluar. Ai u thirr në Byronë Politike të Partisë për të dhënë shpjegime mbi këtë fejesë dhe për arsyet që e shtynë ta pranonte këtë lidhje me “armiqtë”. Mehmeti bëri një autokritikë prej 39 faqesh, por kjo nuk e bindi Hoxhën dhe Byronë. Kjo supozohet se e shtyu Mehmetin në vetëvrasje, të cilën e kreu më 17 dhjetor 1981.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV