“Ku do të shkojë halli jonë”, mijëra emigrantë në pritje për të hyrë në Greqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Kakavijë prej ditësh vijon kaosi i radhëve të gjata të qytetarëve shqiptarë të cilët presin për të kaluar kufirin në drejtim të vendeve të tyre të punës.

Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperatura të larta, ku disa prej tyre kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital.

Mësohet se deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me ndonjë masë të shtuar për normalizimin e situatës dhe se shkaku kryesor i kësaj vonese është procesi i testimit për Covid 19 nga pala greke.

Qytetarët shprehen se që prej ditës së djeshme janë në pritje për të kaluar kufirin në shtetin fqinj.

“Është një gjendje e jashtëzakonshme nuk e dimë se çfarë po ndodh, e gjithë kjo bëhet nga greku”, është shprehur një qytetar.

“Ku do të shkojë halli jonë, ne nuk dimë asgjë, kemi familjen por asnjë nuk na thotë se çdo të bëhet,Edi Rama të vijë këtu”, ka thënë një tjetër qytetar që po pret për të kaluar në vendin fqinj.

Ndërsa një tjetër qytetar që është në pritje të kalimit të kufirit thotë se “Kemi tre ditë dhe s’kemi asnjë sqarim nga pala shqiptare. Ne i kërkuam palës shqiptare që të dalim ne dhe të sqarohemi me palën greke.

Ne u mblodhëm 20-30 veta që të shkojmë tek pala greke e të sqarohemi po nuk na lanë pala shqiptare. Ne jemi 20 vjet që paguajmë taksa në Greqi.

Kam që pardje në makinë me gjithë familjen. Për të ngrënë dhe ujë na kanë sjellë nga bashkia e Dropullit. Tualetet janë në gjendje makabre, në terren të hapur me pak fjalë. Në vitin 2020 është turp të ndodhë kjo gjë”./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Arrestimi i Veliajt/ Rama: Ajo që ka ndodhur dje, ka kaluar çdo limit

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV