Vaksina kundër virusit/ Skënder Brataj zbulon prapaskenat e prodhimit rus: Ja studimet më premtuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, së fundmi ka reaguar për vaksinën kundër koronavirusit, duke thënë se ajo e prodhuar nga Rusia nuk ka ndjekur tre fazat standarde: sigurinë, efikasitetin dhe imunitetin.

Brataj përmes një postimi në Facebook, shkruan se në një periudhë pandemie duhet të paktën të kalojë një periudhë kohe 4-6 muaj pas provave për të demonstruar sigurinë dhe efikasitetin e një vaksine të re.

Ndër të tjera ai thekson se në nivel ndërkombëtar më premtuesi për prodhimin e vaksinës është bashkëpunimi mes Oksford dhe kompanisë Advent-Irbm e Pomezia, në provincën e Romës.

Ndërsa në lidhje me vaksinën ruse, ai thekson se ajo nuk i ka ndjekur të gjithë etapat sipas OBSH-së pasi nëse do e bënte një gjë të tillë duhet të ishte akoma në fazën e parë të provave klinike, faza në të cilin kontrollohet siguria e saj ,frekuenca e dëmtimeve dhe efekteve anësore.

Postimi i plotë:

Vaksina kundër koronavirusit!

Në garën botërore për prodhimin e vaksinës për të ndaluar pandeminë Covid-19, janë të paktën tre vaksina që po provohen në Itali. Vaksina më premtuese dhe në fazë të avancuar në eksperimentim është ajo e zhvilluar nga bashkëpunimi midis Oksford dhe Advent-Irbm të Pomezia, e cila ka mbërritur në fazën tre. Fillon gjithashtu faza e parë e provës për vaksinimin që po bëhet nga ReiThera në Castel Romano. Mundësia tjetër vjen nga ajo e bioteknologjisë Takis me qendër në Romë.

Në garën për vaksinën e koronavirusit Rusia prodhojë Sputnik V! (Siguria!!)

Prodhimi i vaksinave kalon në tre faza: sigurinë, efikasitetin dhe imunitetin.

Vaksina e regjistruar në Rusi për përdorim njerëzor nuk i ndoqi këto procedura standarte për prodhimin e tyre. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ajo duhej të ishte akoma në fazën e parë të provave klinike, faza në të cilin kontrollohet siguria e saj, frekuenca e dëmtimeve dhe efekteve anësore.

Faza e dytë në të cilën përcaktohen dozat dhe efektet e tyre janë studiuar si në aspektin e tolerancës ashtu edhe të imunitetit, pra aftësia për të nxitur një përgjigje imune, por ajo është kryer në pak njerëz.

Faza e tretë është ajo gjatë së cilës kryhen teste të shumta për të vlerësuar efikasitetin në shkallë të gjerë, zakonisht ato kryhen në dhjetëra mijëra vullnetarë të shëndetshëm.

Një kujtesë e detyrueshme për të kuptuar se në botën perëndimore, provat klinike zgjasin të paktën një vit. Në rastet urgjente si pandemia mund të shkurtohet koha, por duhet të paktën të kalojë një periudhë kohe 4-6 muaj pas provave për të demonstruar sigurinë dhe efikasitetin e një vaksine të re. Në këtë kontekst, përpjekja për të prodhuar një vakisinë të aftë për të ndaluar epideminë e koronavirusit po vazhdon pa ndërprje.

Lexo edhe :  Pezullohet pas sherrit numërimi i votave në Kashar!/Konflikti nisi për votat e pavlefshme

Më premtuesi në nivel ndërkombëtar, është bashkëpunimi midis Oksford dhe kompanisë Advent-Irbm e Pomezia, në provincën e Romës. Vaksina ChAdOx1-S, bazohet në adenoviruset jo-përsëritëse që rrjedhin nga shimpanze, të cilat bartin gjenin e pikut të sintetizuar nga Sars-Cov-2. Pas rezultateve pozitive të arritura tashmë në laborator dhe studimeve paraklinike mbi kafshët, ka filluar faza tretë e provës klinike për të përcaktuar sigurinë, efikasitetin dhe imunitetin. Provat po ndiqen në mijëra vullnetarë të shëndetshëm të të dy gjinive të moshës midis 18-55 vjeç dhe 65-85 vjeç.

Ndërkohë, po vazhdon puna edhe për dy vaksina tyë tjera në Itali. E para është ajo që po provon kompania ReiThera, në pronësi zvicerane me qendër në Castel Romano të Romës, me fonde nga Rajoni Lazio dhe Ministria e Shëndetësisë, ku ajo mori autorizimin nga AIFA për provat klinike. Faza e parë është kryer në 90 vullnetarë të shëndetshëm të të dy gjinive, përfshirë të rriturit (18-55 vjeç) dhe të moshuarit (65-85 vjeç), të cilët po ndiqen nga Instituti për Sëmundje Infektive, Lazzaro Spallanzani në Romë së bashku me qendrën kërkimore klinike të Veronës. Gjithashtu në këtë rast, vaksina e quajtur GRAd-Cov-2, bazohet në një adenovirus të çaktivizuar që kodon proteinën Spike të Sars-Cov-2, dhe tashmë është treguar se është mjaft e sigurt dhe shkaton imunitet te kafshët.

Opsioni tjetër i bërë në Itali vjen nga kompania e bioteknologjisë Takis me qendër në Romë, në bashkëpunim me Rottapharm Biotech të Monzës. Për dallim nga dy kandidatët e tjerë, vaksina e quajtur Covid-eVax nuk përdor një vektor viral por bazohet në një fragment të ADN-së sintetike duke filluar nga një sekuencë gjenetike e Sars-Cov 2, një metodë që lejon të përshtasë vaksinën në rast të mutacionit të virusit. Studimet paraprake te kafshët kanë dhënë rezultate premtuese, ku është provuar se pas një administrimi të vetëm është parë një përgjigje e rëndësishme imuniteti e cila rritet pas një soministrimi të dytë. Vaksina është ende në pritje të autorizimit për provat klinike të cilat duhet të fillojnë me testet te njerëzit dimrin e ardhshëm në Institutin Pascale në Napoli dhe në San Gerardo në Monza./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Përfaqësuesi i PD: Kutitë e Greqisë bëjnë me turp bastionet socialiste

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, tha se procesi i votimit të Diasporës, veçanërisht në Greqi, është minuar nga...

Eduard Zaloshnja: PD+LSI gropë të madhe elektorale edhe në Tiranë, ku popullsia rritet

Qysh prej vitit 1991, gradualisht, popullsia e Shqipërisë është zvogëluar. Ndërkohë, po gradualisht, popullsia e Qarkut Tiranë është rritur nga viti në vit. Dhe...

Incident i frikshëm në MMA, sportisti shqiptar nxirret nga kafazi me barelë

Një përballje dramatike në arenën e arteve marciale mikse (MMA) në “MBW Park”, Mynih të Gjermanisë, u shoqërua me një incident të rëndë ku...

Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

Një takim i nivelit të lartë u zhvillua sot në selinë qeveritare italiane, ku kryeministrja Giorgia Meloni priti zëvendëspresidentin e SHBA-së JD Vance dhe...

Monika Kryemadhi ndryshon profesion, merr pjesë si aktore filmi

Pas një muaji intensiv ku çdo ditë bëri fushatë për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën, Monika Kryemadhi si i është rikthyer sërish “planeve” të...

Lajme të tjera

Web TV