Meta: Edhe 99 herë të rrëzohemi, përsëri duhet të ringrihemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Edhe 99 herë të rrëzohemi, përsëri duhet të ringrihemi. Mblidheni gjakun tim që ta përdorin fëmijët për të shkruar shqip!”

Kështu thotë Presidenti Ilir Meta në 109-vjetorin e vrasjes së Petro Nini Luarasit.

Kreu i shtetit deklaron se këto amanete legjendare të martirit të gjuhës dhe shkollës shqipe, Petro Nini Luarasi do të mbeten përjetë të gdhendura në memorien historike të kombit tonë, që e ka paguar aq shtrenjtë lirinë dhe pavarësinë e Shqipërisë, por edhe të Kosovës, duke sakrifikuar bijtë e bijat e saj më të mirë.

Postimi i plotë i Ilir Metës

Edhe 99 herë të rrëzohemi, përsëri duhet të ringrihemi. Mblidheni gjakun tim që ta përdorin fëmijët për të shkruar shqip!”.

Këto amanete legjendare të martirit të gjuhës dhe shkollës shqipe, Petro Nini Luarasi do të mbeten përjetë të gdhendura në memorien historike të kombit tonë, që e ka paguar aq shtrenjtë Lirinë dhe Pavarësinë e Shqipërisë, por edhe të Kosovës, duke sakrifikuar bijtë e bijat e saj më të mirë!

Sot, në 109-vjetorin e vrasjes të patriotit të shquar të Kolonjës dhe luftëtarit të paepur për zgjimin, emancipimin dhe prosperitetit e kombit shqiptar, është dita për të përkujtuar me nderim e respekt veprën e Tij dhe gjithë ato sakrifica të jashtëzakonshme në shërbim të arsimit shqip, për të cilin dha edhe jetën!

Rilindasi i vërtetë Petro Nini Luarasi, së bashku me atdhetarë të tjerë, kontribuan për ndriçimin dhe edukimin e popullit shqiptar, jo vetëm me dijen, por mbi të gjitha me patriotizmin, dashurinë dhe sakrificat për Atdheun, duke u shndërruar në një shembull të fortë frymëzimi dhe motivimi për të gjithë mësuesit e të rinjtë tanë ndër breza dhe duke na mësuar se: SHQIPËRIA ËSHTË E PARA! ??/Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit, Alibeaj e zbulon: Ja pse zgjodhëm si aleat Dashamir Shehin

Të fundit

A mund të na çlirojë inteligjenca artificiale nga mëkatet?

Një eksperiment i çuditshëm, mes teknologjisë dhe spiritualitetit, zhvillohet në një kishë zvicerane (duke përdorur inteligjencën artificiale). Me efekte...

Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Nuk është e sigurt që Hitleri ishte vegjetarian: ai ndoshta u bë i tillë nga viti 1931 e tutje, por pyetja është e diskutueshme....

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Lajme të tjera

Web TV