Covid-19 i merr jetën vëllait të Ylli Ndroqit (FOTO)

Ndahet nga jeta vëllai i presidentit të “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi.

Lulzim Pasmaçiu humbi betejën me COVID-19 në orët e para të mëngjesit të sotëm, 18 gusht 2020.

Ai  ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin COVID-2 “Shefqet Ndroqi” ku po kurohej pas infektimit nga koronavirusi.

Ditët e fundit kishte shfaqur shenja përmirësimi, por pavarësisht kësaj, nuk mundi t’i mbijetonte virusit vdekjeprurës.

Prej 29 vitesh mbante postin e koordinatorit në kompaninë e “Yldon Media Group”./Bl.Ba/Fjala.al