Miley Cyrus sërish single, pas ndarjes jep deklaratën e veçantë për Liam

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Romanca e Miley Cyrus dhe Cody Simpson ka marrë fund. Një burim konfirmon se çifti u nda disa javë më parë pas 10 muajsh të lidhur. Lajmi për ndarjen e tyre erdhi vetëm disa orë përpara premierës së këngës së saj më të re “Midnight Sky”.

Në fillim të këtij muaji, Simpson, 23 vjeç, publikoi një dedikim të ëmbël për Cyrus, 27 vjeç, në Story në Instagramin e tij, duke shkruar, “I dashuruar me miken time më të mirë”. Simpson ka qenë gjithmonë përkrah këngëtares dhe zbuloi se ajo nuk ka pirë alkool në gjashtë muajt e fundit.

“Të qenit me Miley-n është një gjë e mrekullueshme në jetën time”, është shprehur Cody duke e quajtur yllin e pop-it “krijuese dhe frymëzues si dhe shumë të pavarur” në një intervistë në prill me The Sydney Morning Herald.

Cyrus dhe Simpson u lidhën për herë të parë në tetor 2019, menjëherë pasi ajo u nda nga Kaitlynn Carter, aktorja e njohur me të cilën kaloi një romancë të shkurtër pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Liam Hemsworth.

“Ishte herët, por miqësia e tyre është e gjatë dhe më e thellë nga sa e kuptojnë njerëzit. Megjithëse fillimisht u takuan gjatë fazave të tyre më të vështira, ata janë të matur tani dhe janë të përqendruar te shëndeti, puna dhe kalojnë kohë së bashku. Duket mjaft ideale për mua” tha menaxheri i Cody-t, Matt Zeidman.

Miley Cyrus e ka kthyer vëmendjen te ish-bashkëshorti duke kujtuar herën e parë që ka kryer marrëdhënie me një mashkull në moshën 16-vjeçare. Ylli 27-vjeçar foli mjaft hapur kur diskutoi për thyerjen e zemrës, seksualitetin e saj dhe mënyrën sesi Liam Hemsworth ishte mashkulli i parë me të cilin bëri seks në moshën 16-vjeçare.

Lexo edhe :  "Po çlodh kockat e mia para se të shkoj 30", Dua Lipa pushon në Shqipëri

“Nuk kam shkuar me ndonjë mashkull deri sa mbusha 16 vjeç dhe përfundova duke u martuar me atë djalë, kështu që kjo është çmenduri”, u shpreh këngëtarja. Megjithatë, pavarësisht se fansat mund të mendojnë ndonjë rikthim të Miley-t me Liam, ky i fundit është lumturisht i lidhur me Gabriella Brooks me të cilën po kalon një romancë prej 8 muajsh./Sa.Ka/Fjala.al

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV