Spanja tejkaloi Luksemburgun duke shënuar me koronavirus 132 rastesh për 100 mijë banorë. Duke marrë shkas nga shtimi i të infektuarve dhe vatrave të përhapjes, qeveria e Madridit është vënë në lëvizje për të shmangur këtë valë të dytë infeksioni.
Një deklaratë vjen nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve ku thuhet se Spanja është shndërruar në vendin europian me më shumë raste me Covid-19 në vetëm 14 ditët e fundit.
Rritje të rasteve me Covid-19 ka pasur edhe në shtete të tjera si Maltë, Rumani dhe Belgjikë. Ndërsa, Greqia, që po mundohet të shpëtojë sezonin turistik, thekson se ky sektor nuk është përgjegjës për rritjen e nivelit të përhapjes së koronavirusit të ri.
Ndërkohë Italia gjendet në një fazë të qetë pas kufizimit të jetës së natës, por rastet ditore vijojnë trendin në rritje. Autoritetet po ndjekin me përpikmëri procesin e kontrollimit dhe testimit të personave që mbërrijnë nga Kroacia, Greqia, Spanja dhe Malta.
Ndërsa Franca po kërkon të parandalojë një valë të dytë të pandemisë dhe për këtë kaloi sërish Parisin dhe Marsejën në listën e qyteteve të konsideruara si zona të kuqe nga niveli i lartë i përhapjes.
Vetëm në kryeqytet rastet janë 6-fishuar në dy javët e fundit. Si masë për të frenuar përhapjen, autoritetet franceze zgjeruan urdhërimin për mbajtjen e maskës në ambiente të përbashkëta dhe publike. Ru.Do / Fjala