Para vetingut, drejtori i Sigurisë në Policinë e Shtetit dyshohet ish-sigurims

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjovalin Loka, drejtori i Sigurisë në Policinë e Shtetit, ka dalë ditën e sotme para Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, teksa po i nënshtrohet procesit të vetingut.

Nga ajo që u raportua në KJV, rezulton se Loka dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit.

Kjo pasi nga verifikimet e kryera nga komisioni, rezulton se nga janari i vitit 1991 deri në qershor të po të njëjtit vit, Loka ka qenë operativ i sigurimit të shtetit, teksa deri në vitin 1990 ka qenë student në shkollën e sigurimit të shtetit.

Duke folur në seancë, Loka ka kërkuar që të mos diskriminohet dhe paragjykohet për shkak të studimeve, duke thënë se nuk ka pasur kontakte me asnjë bashkëpunëtor të sigurimit të asaj kohe.

“Nuk kam dënuar apo keqtrajtuar apo rekrutuar askënd në sigurimin e shtetit”, është shprehur Loka.

Ndër të tjera nga testi psikologjik, Loka ka rezultuar i aftë për ushtrimin e detyrës si dhe është treguar bashkëpunues gjatë procesit të vetingut.

Mbetet për tu parë nëse komisioni do e shkarkojë apo konfirmojë në detyrë Lokën, i cili me vendim të kryepolicit Ardi Veliu, qysh prej vitit 2018, është në krye të të Sigurisë në Policinë e Shtetit, pasi më parë ka drejtuar policinë e Lezhës, Shkodrës dhe Vlorës./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Historia e Bardha Nesturajt, ish-kandidates së PS vite më parë

Bardha Nesturaj, tregtarja e njohur nga tregu i Sarandës e cila përgjatë javës që po lëmë pas ka qenë...

Temperatura deri në 38 gradë Celcius, parashikimi i motit

Ditën e diel moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në male, nga ku edhe...

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur jo vetëm rrjetet sociale, por edhe botën e biznesit në SHBA. Andy Byron, CEO i kompanisë teknologjike Astronomer,...

Laert Vasili tregon aksidentin e rëndë: M’u zhvendos një rruazë e..

Aktori i njohur dhe ish-banori i Big Brother Albania VIP 4, Laert Vasili, ka rrëfyer për “Hipokrati” një moment të vështirë në jetën e...

Konventa e Montreux: Turqia rimerr kontrollin mbi ngushticat strategjike

20 Korrik 1936 Në këtë ditë të vitit 1936, në qytetin e Montreux-it të Zvicrës, u nënshkrua Konventa e Montreux për Regjimin e Ngushticave, një...

Lajme të tjera

Web TV