Rihapja e shkollave/ PD numëron 5 problemet madhore: Koha nuk pret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vendimit për rihapjen e shkollave, ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi deklaron se qeveria nuk ka marrë asnjë masë, e nuk ka shtuar asnjë qindarkë nga buxheti për gjithë sa nevojiten në shkolla në kushtet e kësaj pandemie.

Në një deklaratë për mediat, ajo theksoi se njësoj si me pandeminë, qeveria nuk ka plan dhe strategji për të rihapur dyert e shkollave në mënyrë të sigurt për nxënësit dhe mësuesit.

Ajo numëron 5 problemet kryesore me të cilat përballet arsimi në këto kushte, para nisjes së vitit të ri shkollor, e për të cilat, qeveria nuk ka ende asnjë përgjigje.

1.Me sa turne do të zhvillohet shkolla dhe sa të gjata do të jenë orët e mësimit? Prindërit duhet ta dinë që tani këtë informacion për të marrë masa për kujdesin ndaj fëmijëve, ndërkohë që ata janë në punë. Aktualisht, në Tiranë dhe në Durrës, shumë prej shkollave kanë mësim me 2 turne. Është e rëndësishme të dihet çfarë do të bëhet me programin e dështuar mësimor 3 lëndë në 6 orë.

2.Problemi i dytë lidhet me numrin e nxënësve në një klasë. Ky informacion akoma nuk është dhënë nga qeveria, pasi ajo është e papërgatitur dhe nuk ka akoma një plan për sigurinë e fëmijëve tanë. Pas shembjes së 106 shkollave kanë ngelur pa ambiente mësimore rreth 12 mijë nxënës në Tiranë, Durrës, Krujë, Kavajë dhe Lezhë. Askush nuk di ku do të shkojnë këta nxënës dhe ku do të japin mësim mësuesit e këtyre shkollave. Asnjë mase shtesë nuk është marrë për transportin për të garantuar distancim fizik.

3.Ndarja në turne dhe ulja e numrit të nxënësve në klasë do të kërkojë rritjen e numrit të mësuesve. Por deri tani nuk ka asnjë njoftim për këtë nga qeveria. Si do të përballohet nga mësuesit, në mënyrë që orët e mësimit të mos bëhen shkel e shko dhe fëmijët të marrin më të mirën e mësimit në klasa? Qeveria nuk ka as për këtë një përgjigje.

Lexo edhe :  “Shyqyr po hapen kutitë, kemi shejtanë”, Murrizi: Do bëhem deputet, e di

4.Problemi i katërt madhor është përballimi nga familjet i shkollave në kushtet e pandemisë. Përveç teksteve dhe mjeteve shkollore, shpenzimet shtohen me maskat apo dezinfektantët për fëmijët. A do të marrë përsipër shteti garantimin e tyre falas? Vetë qeveria ka pranuar se janë mbi 10 mijë nxënës që nuk kanë bërë mësim online për shkak të pamundësisë dhe varfërisë. Si do ta përballojnë rihapjen tani, kur vetëm një fëmijë mund të dojë të paktën 10-20 mijë lekë në muaj maska dhe dezinfektantë?

5.Higjiena në shkolla. Masat antiCOVID lidhen së pari me higjienën, por në shkollat tona nuk ka ujë të rrjedhshëm, ndërsa për sapun apo dezinfektantë të tjerë as që bëhet fjalë. Qeveria e ka detyrim t’u thotë prindërve dhe nxënësve si do të sigurojë kushtet higjieno-sanitare, kur për 7 vjet e gjysem nuk ka bërë asnjë investim në këtë drejtim.

Në fund ajo shprehet se “Në këtë kohë të rrezikshme për shëndetin dhe jetën, kryeministri në ikje e ka detyrim të rrisë buxhetin për arsimin për të përballuar masat elementare për sigurinë e fëmijëve, në mënyrë që hapja e shkollave të mos rezultojë një katastrofë shëndetësore.

  • Të publikojë udhëzuesin e detajuar dhe planin e masave për nisjen e vitit shkollor
  • Të publikojë protokollin e sigurisë në shkolla dhe planin për shpërndarjen e teksteve shkollore, për të shmangur grumbullimet.
  • Të përmirësojë infrastrukturën higjienosanitare

Boll me fjalë dhe shfaqje. Koha nuk pret”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Rinumërimi i votave do e rrëzojë Saliun, humbja është shumë e thellë”

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar kërkesën e dy anëtarëve të PD-së në KAS për rinumërimin e Tiranës. I ftuar në...

Debat në komision, Fidel Ylli: S’kam nevojë për lekët e KOKSH! Zhupa: Mos na qaj hallin

Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli është përfshirë në një debat me kryetaren e Komisionit të Edukimit dhe Medias, Ina Zhupa këtë...

Itali, dështojnë referendumet, fitore për qeverinë Meloni

Pesë referendumet që u mbajtën në Itali gjatë dy ditëve të fundit kanë dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët. Të dhënat zyrtare nga rreth...

Banorët e Jalës kundërshtojnë policinë, refuzojnë ndërhyrjen e IKMT

Banorët e zonës bregdetare të Jalës kanë kundërshtuar sot ndërhyrjen e forcave të IKMT-së dhe Policisë së Shtetit, të cilat kishin shkuar për të...

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë nuk po zhvillohet vetëm në frontin tokësor, por edhe në hapësirën ajrore, ku të dyja palët po synojnë objektiva...

Lajme të tjera

Web TV