Fitorja e Tiranës jehonë në mediat serbe: Ndeshje ferri për Crvena Zvezdën në Shqipëri!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat serbe i kanë bërë jehonë fitores së Tiranës në Tbilisi përballë kampionëve gjeorgjiane.

Javën tjetër Crvena Zvezda, ekipi legjendar i Beogradit udhëton drejt Tiranës për një derbi ballkanik të vlefshëm për raundin e dytë të Champions League.

Nga Blic tek Mondo dhe Danas, pothuajse të gjitha mediat serbe kanë shkruar për fitoren e Tiranës dhe përballjen e ardhshme me të gjitha gjasat në ”Air Albania Stadium”.

Por më interesant është artikulli i Kurir. Sipas saj, në Tiranë do të jetë një ndeshje ferri dhe paralajmërohet se do të ketë tensione.

Kurir shkruan se mjafton të kujtohet ndeshja ‘famëkeqe’ e 14 tetorit 2014 në Beograd kur ndeshja u ndërpre nga droni i Ismail Morinës në minutën e 42′ mbi qiellin e stadiumit të Partizanit të Beogradit, dhe më pas gjithçka degjeneroi në dhunë.

CAS i dha fitoren në tavolinë Shqipërisë 0-3, kurse në ndeshjen e kthimit në Elbasan, aty ku nuk pati tensione Serbia fitoi 0-2. Gjithsesi Shqipëria arriti të kualifikohet për në EURO 2016 kurse Serbia jo.

Sa i përket Tirana- Crvena Zvezda, ndeshja sipas UEFA-s do të luhet në Air Albania Stadium, më 25 gusht në orën 20:00 dhe është vetëm një ndeshje. Avantazh i Tiranës që luan në Shqipëri por pa tifozë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të...

A është harruar totalisht Veliaj? Edi Rama jep versionin e tij të fundit për Euronews

Vetëm 7 ditë larg nga zgjedhjet e 11 Majit, kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Review”, intervista e...

Dopietë nga Balaj, Vllaznia në finalen e sezonit! Mposht 2-1 Dinamon!

Vllaznia është finalistja e parë e "Final 4" duke marrë një biletë për në sfidën e 12 majit. Në stadiumin "Arena Kombëtare" në kryeqytet, Vllaznia...

Pse i quani burrat “çyrykë”? Rama: Bëra humor, por është gjysma e së vërtetës

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania ku tha se ai nuk i ka etiketuar gjatë fushatës...

Shoqërimi i kandidatit demokrat në Fier, reagon Policia: Kundërshtoi efektivët tanë

Policia e Fierit ka ardhur me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të diele në qendrën e këtij qytetit...

Lajme të tjera

Web TV