Fotografia, imazhet që shkruajnë historinë e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

19 gushti Dita Botërore e Fotografisë. Pjetër Marubi hap fotostudion e parë në Shqipëri vetëm 30 vjet pas shpikjes së madhe në Francë

Nga Leonard Veizi

Ajo njihet si magjia e fotografisë. Dhe është vërtet aq magjepsëse. Jo sepse të sjell para syve një pamje relaksuese malesh me blerim apo mbuluar nga bora dhe as vetëm perëndimin e diellit mbi det a oqean, por sepse mbi të gjitha sjell historinë njerëzore. Është vetëm një çast, i shkurtër dhe i papërfillshëm, që mbi celulozë apo mbi pllakën e hard disc-ut momorizon atë që nuk e përshkruan dot me fjalë: një gëzim të tejskajshëm apo një hidhërim të pamasë. Dhe mes këtyre dy skajeve, gjithçka tjetër e fiksuar gjithashtu në një memorie të pashlyeshme, ka një vlerë të pazëvendësueshme. Aparati, një mekanizëm në dukje i ftohtë e pa emocion, në duart e një mjeshtri që di ta shkrepë në sekondën e duhur, prodhon më shumë jetë nga sa mund të mendohet fillimisht. Shpejtësia e dritës, diafragma dhe vetë kuadrati që futet në thellësinë e fokusit të xhamtë përbëjnë elementet e asaj që pasi stampohet, quhet: fotografi…

…19 gushti është Dita Botërore e Fotografisë, e në një botë globale, ku teknikat e reja digjitale kanë zëvendeësuar me një shpejtësi marramendëse botën e vjetër të filmit, gjithkush është një fotograf. Në këtë mënyrë, 19 gushti bëhet padashur një nga ditët me përfaqësimin më masiv, sepse kushdo që ka qoftë dhe një aparat celulari demode e me pak mega pixel të përqendruar, mund të gëzojë, duke e quajtur si ditën e tij, dhe të ndajë përvojën e tij në rrjetet sociale me një foto të bërë qoftë në një vend ekzotik, apo një tjetër që përbën një shqetësim urban.

Në botë

Ai që e bën historinë më të besueshme se vetë fjala, është imazhi. Që prej kohës kur francezët, Nicephor Niepce dhe Louis Daguerre bënë zbulimin e madh të fotografisë, pikëpamjet tona për historinë kanë një qasje të re. “Një foto, sa një mijë fjalë” është sentenca më e përdorshme kur vjen puna për të bërë vlerësimin e një fotografie domethënëse.

Në Shqipëri, teknologjia dhe teknika fotografike mbërriti shumë shpejt. Më 1826 Niepce ia arriti që të mbarojë foton e parë të rezistueshme. Sepse para saj ato nuk rezistonin ndaj dritës dhe prisheshin pas një kohe të shkurtër. Fotoja e parë në botë tregon pamjen nga dritarja e dhomës së tij. Në Shqipërinë otomane, fotografia e parë u realizua nga Pjetër Marubi, në vitin 1856, pra vetëm 30 vite pasi në Perëndimin e Evropës ajo kishte shpërthyer. Dhe në këtë mënyrë ajo eci po aq shpejt dhe me po të njëjtën cilësi sa dhe në vendet e tjera të Evropës.

 Në Shqipëri

Po si është shkruar historia e re shqiptare përmes imazhit? Ajo do të niste në mesin e shekullit XIX. Pjetër Marubi, i lindur në Piacenza, Itali, mbërriti në Shkodër, pas ndjekjeve të pushtuesve austro-hungarezë. Ai hapi një studio në vitin 1856 dhe mendohet se fotoja e Hamza Kazazit është dhe fotografia e parë shqiptare.

Trashëgimia lënë nga dinastia Marubi është ndër më të njohurat në fushën e fotografisë evropiane në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe gjysmën e parë të shekullit XX. Ajo ishte e para në Shqipëri dhe ndër të parat në Ballkan.

Në Shkodër Marubi nis aktivitetin e tij artistik në disa fusha njëherazi si fotograf, arkitekt, piktor e skulptor. Me “kutinë magjike” më 1858 ai nisi të fotografojë jetën jashtë studios, ndër to edhe ngjarjet politike të kohës.

Pas vdekjes së mjeshtrit Pjetër Marubi në vitin 1904, Kel Kodheli, i cili mori dhe mbiemrin Marubi, u bë trashëgimtar legjitim i studios duke e transformuar atë në një atelie të vërtetë arti. Pas vdekjes së Kelit, më 1940, trashëgimtar u bë Gega. Ai studioi në Paris, në të parën shkollë kinematografike dhe fotografike te Lumiere-t, në Francë.

Fototeka “Marubi” në Shkodër përfshin rreth 150000 fotografi, shumë prej tyre me një rëndësi të madhe historike, artistike e kulturore.

Koleksionet

Por trashëgimia kulturore shqiptare në artin e fotografisë përbën një plejadë artistësh të talentuar që vazhdon deri në ditët e sotme. Më të shquarit mund të përmblidhen si më poshtë:

Kol Idromeno, lindi në Shkodër më 1860 dhe vdiq më 12 dhjetor 1939. Ai është një artist i gjithanshëm, mësoi te Pjetër Marubi fotografinë, gjë që i kthehet në pasion, si dhe piktura.

Në Shqipëri janë edhe koleksionet e Shan Picit me rreth 70000 foto, të Dedë Jakovës me rreth 50000 foto e të Raboshtës, të gjitha të lidhura ngushtë me shkollën “Marubi” në Shkodër.

Lexo edhe :  Opozita nis mosbindjen civile në Tiranë, paralizohet qarkullimi në 5 nyjet kryesore

Koleksione të tjera të rëndësishme të fotografisë së hershme ndodhen në Korçë. Janë veprat e Petro Dhimitrit i cili filloi si fotograf në vitet 1890; të Kristaq Sulidhit, i cili mësoi profesionin në Greqi; dhe të Vani Burdës së Bukureshtit, i cili hapi një fotostudio në Korçë në vitet ‘20.

Me një interes të veçantë është vepra e Kristaq Sotirit në Korçë, student i Kristaq Sulidhit, i cili mërgoi në Shtetet e Bashkuara dhe punoi fotograf në Nju-Jork dhe Los Anxheles. Në vitin 1923 u kthye në Korçë dhe, bashkë me piktorin e njohur Vangjush Mio, hapi fotostudion “Sotiri”. Janë ruajtur rreth 14000 fotografi të këtij koleksioni.

Në vazhdim përmenden koleksionet e Ymer Balit në Tiranë, Mandi Koçit në Voskopojë, Jani Ristanit në Gjirokastër, Misto Cicit në Pogradec dhe Xhimitiku në Berat.

Në historinë e fotografisë shqiptare është edhe emri i Gjon Milit, i cili emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe u bë i famshëm si fotograf për revista të njohura amerikane “Life” dhe “Fortune”.

Sot

Në hisorinë e re të fotografisë shqiptare tanimë rreshtohen shumë emra. Emra të shquar të fotografisë së kohës sonë janë Besim Fusha, Petrit Kumi, Niko Xhufka, Ilia Terpini, Roland Tasho, Armand Babani dhe shumë të tjerë.

1.Në foton e parë shfaqet princi i Mirditës, Hamza Kazazi realizuar nga Pjetër Marubi në vitin 1848.

2.Amerikani mban në dorë armën tip kallashnikov dhe Mikhail Kalashnikov mban në dorë armën M-16.

3.Fotoja është realizuar nga Kel Marubi në vitin 1930, ku gra dhe vajza janë duke bërë plazh në Shëngjin.

4.Kjo foto interesante na servir punën e një gjyshe e cila mban në prehër nipin e saj duke i arnuar pantallonat të veshura.

5.Në këtë foto shfaqet Hitleri në një bunker vetëm dy përpara se të vriste veten.

6.Fotoja është realizuar në 1925 në New York, ku një polic ndalon trafikun e rënduar në rrugë, për t’i dhënë të drejtën një maceje që mbante kotelen e saj në gojë të kalonte në anën tjetër të rrugës.

7.Në 22 qershor 1941, momenti kur Stalini mësoi se ushtria naziste kishte nisur sulmin ndaj Bashkimit Sovjetik.

8.Foto e vitit 1945, ku një ushtar amerikan puth në buzë një infermiere të panjohur në rrugë, vetëm pak momente pasi mësoi lajmin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

9.Momenti nga shpërthimi i bombës bërthamore në Heroshima, nga i cili mbetët të vrarë mijëra viktima. Reja në formë kërpudhe do të ngrihej 18 km në lartësi, kur do të ndodhte impakti i Bombës Atomike ‘Fat Man’ mbi Nagasaki.

10.Pasi kaloi më shumë se pesë vjet në një kamp të Vietnamit të Veriut, koloneli Robert L. Stirm u ribashkua me familjen e tij në Travis AFB, 13 Mars 1973. “Burst of Joy” titullohet fotografia fituese e çmimit Pulitzer realizuar nga fotografi Slava “Sal” Veder.

11.Sulmet e 11 Shtatorit janë një seri sulmesh të koordinuara terroriste, të udhëhequra nga grupimi terrorist Al Kaeda, kundrejt Shteteve të Bashkuara më 11 Shtator 2001. Në foto shfaqet një person i cili zgjedh të hidhet nga një lartësi marramendëse me shpresën për t’i shpëtuar sulmit.

12.New York, pamja na servir ndarjen në dy pjesë të tij, ku gjysma është e mbuluar nga gjelbërimi dhe gjysma tjetër e mbushur me gradaçela të larta.

13.Njeriu i parë në Hënë, astronauti Neil Armstrong në 20 korrik 1969 i cili tha dhe fjalët e famshme se: “Ky është një hap i vogël për njeriun, por një hap i madh për njerëzimin”. 

14.Vajza bionde çeçene Amina Ependieva, e cila është me një sy blu dhe tjetrin në ngjyrë kafe.

15.Një fëmijë sudanez në gjendje të rëndë i cili është duke vdekur nga uria dhe një korbë që qëndron pranë në pritje për ta ngrënë. Foto u real;vizua nga fotografi Cevin Carter i cili më pas vrau veten.

16.Foto e vitit 1989 në sheshin Twen në Pekin ku një student bëri aktin heroik duke i dalë përpara tankeve.

17.Rrugët e Tiranës gjatë viteve ’70, ku shfaqet një pankartë në të cilën skruhet: Lexoni veprat e shokut Mao Ce Dun. Ishte koha e miqësisë shqiptaro-kineze.

18.Foto e vitit 2015 ku në brigjet e Mesdheut një fëmijë sirianë doli në breg të detit i mbytur.

19.Mars 1999 ku në një në Shqipëria pas eksodit kosovar ku një fëmijë 2 vjeç i jepet nënës së tij.

20. Distancimi social në SHBA ka arritur kulmin ku një klient respekton në mënyrën më të çuditshme distancimin./Bl.Ba/fjala.al

Të fundit

VIDEO/ Interi nuk gabon, zikaltërit tregohen “cinikë” në shtëpi ndaj Comos

Interi vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Komon me rezultatin 2 me 0...

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto kënaqësi vijnë edhe disa kalori...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Lajme të tjera

Web TV