Dita Ndërkombëtare e Çokollatës/ Faktet që nuk i dinit rreth saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo 7 korrik në mbarë botën festohet dita dedikuar çokollatës. Mund t’ua dhuroni personave të dashur apo mund ta konsumoni vetë, pak rëndësi ka, e rëndësishme është që në këtë ditë prishet çdo dietë për të shijuar një copë çokollatë.

Fjala çokollatë rrjedhë nga pija e parë me përmbajtje të saj çóko: hidhur dhe atl: ujë; pra “ujë i hidhur”. Por si lindi produkti më i pëlqyer në mbarë botën? Çokollata kasi bazë bimën e kakaos, e cila ka një origjinë antike rreth mbi 6000 vjet më parë në lumenjtë Amazona.

Kakao thahet 7 ditë në diell para se të porositet për të prodhuar çokollatë.

Studiuesit kanë vërtetuar se çokollatë e mirëfilltë është vetëm çokollata e zezë, pasi çokollata e bardhë nuk ka si bazë kakaon por gjalpin e kakaos.

Në të kaluarën çokollata përdorej si para pasi në kohën e Majave, thuhet se kokrrat e kakaos ishin përdorur si valutë për shkak që konsiderohej me më shumë vlerë se ari.

Në Europë produkti i çokollatës erdhi nga Amerika, teksa sot kontinenti ynë mbanë vendin e parë për sasinë e konsumit të saj.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Kakaos, evropianët hanë pothuajse gjysmën e gjithë çokollatës që prodhohet në botë.

Zviceranët mbajnë rekord për konsumin e çokollatës, pasi një zviceran konsumon deri në 10 kilogram në vit. Ndërkohë shqiptarët nuk cilësohen ndër popujt që shquhen për konsumin e çokollatës.

Në vitin 2022 kanë hyrë në Shqipëri rreth 518 mijë kg çokollatë, ose rreth 5.4 kg për person. Konsumimi  i çokollatës nxit serotonin në trurin tuaj, i cili është stabilizues i humorit, duke ju larguar nga stresi apo ankthi.

Përfitimet e zemrës nga çokollata janë të shumta. Ajo ndihmon në fleksibilitetin e arterieve, si dhe balancon edhe sasinë e kolesterolit në gjak. Po ashtu, dy gota çokollatë të nxehtë në ditë ndihmojnë në përmirësimin e rrjedhjes së gjakut në pjesët thelbësore të trurit.

Lexo edhe :  "Nuk do të kem kurrë Tik Tok", Jennifer Aniston tregon përse është kundër rrjetit social

Por kujdes, mos u jepni kafshëve shtëpiake çokollatë pasi janë shumë të dëmshme.

Të fundit

Ergys Arrazi kishte një lidhje tjetër, në polici e quajti të sëmurë mendore bashkëshorten

Konfliktet mes Alma dhe Ergys Arrazi kishin kishin nisur prej disa muajsh dhe praktikisht çifti ishte i ndarë pasi...

Pashkët ortodokse, më shumë se një festë! Simbolika, vezët e kuqe

4Fjala “Pashkë” do të thotë për hebrenjtë kalim, në të cilin nënkuptojnë, kalimi nga robëria në liri, ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore...

Vendi gati për sezoni turistik/ Rama: 34 qendra shëndetësore verore në shërbim

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka dhënë një lajm tepër të mirë për sezonin turistik. Rama shprehet se 34...

Rekord pas rekordi për Bayer Leverkusen, gol fenomenal nga Granit Xhaka

Bayer Leverkusen regjistroi ndeshjen e 48-të radhazi pa humbje në të gjitha kompeticionet, duke barazuar rekordin e Benfikës së viteve 1963-1965. Skuadra portugeze mbante...

“Me gruan kam pasur konflikte”, dëshmon bashkëshorti i 39-vjeçares që u mbyt me fëmijët

Ngjarja e rëndë e regjistruar sot në Shkodër, ku një 39-vjeçare është mbytur në lumin Buna, së bashku me tre fëmijët e saj të...

Lajme të tjera

Web TV