Instagram paralajmëron rregulla të reja, ja kushti i ri për të krijuar një llogari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është bërë e ditur se “Instagram” ka paralajmëruar rregulla të reja. Rrjeti social, ndër më të rëndësishmit në botë, do të kërkojë kartën e identitetit, për të verifikuar profilet false. Pra një kryqëzate e re kundër mashtrimeve dhe miliona profileve te rrejshme, që janë krijuar edhe nga agjenci të specializuara, me qëllim reklamime, duke krijuar klikimet e larta, aksionet, apo edhe duke bezdisur profilet rregullta e duke bërë komente të pahijshme.

Në shënjestër do të vihen të gjitha ato llogari që sipas inteligjencës artificiale nuk përfaqësojnë identitetin e personave realë prapa tyre, duke pasur edhe një sjellje potencialisht të gënjeshtërt në rrjet, si për shembull ata që kanë pak postime, shumë ndjekës, lëvizje të çuditshme, me aktivitetet të shënjestruar etj.

Të gjithë këtyre profileve do t’i kërkohet një dokument real zyrtar, dhe nëse nuk do të përgjigjet kërkesës, pra nëse nuk do paraqesë fotokopjen e dokumentit, profili do të ketë penalizime të forta.

Aktualisht shifrat janë të frikshme, ku rrjeti social regjistron mbi një miliard përdorues aktivë, me rreth 500 milionë që shfletojnë të ashtuquajturit “Story”, dhe rreth 63% që e përdorin “Instagram”-in mbi një herë në ditë pas një llogarie që ka në dukje një sjellje jo reale.

Pra, kjo masë është ndërmarrë jo vetëm për arsye të ruajtjes së privatësisë e qetësisë për çdo përdorues nga profilet toksikë, por edhe në kuadër të makroproblemit, për çështje sondazhesh në zgjedhje, biznesesh, apo çështje ndërkombëtare që prekin shumë interesa.

Të fundit

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Euro në pikiatë, Banka e Shqipërisë mban 6.7 miliardë euro rezerva valutore

Rezerva valutore ka vijuar rritjen në gjysmën e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të qershorit, vlera...

Franca përballet me zjarrin më të madh ndër dekada

Flakët kanë përfshirë në mënyrë të shpejtë dhe të pakontrolluar rajonin Aude, që ndodhet në jug të Francës. Zjarri tashmë është përhapur në një sipërfaqe...

Rrëzohet avioni, humbin jetën gjashtë persona

Një aeroplan i vogël që transportonte staf mjekësor u rrëzua këtë pasdite në një lagje me popullsi të dendur në kryeqytetin e Kenias, duke...

Lajme të tjera

Web TV