OBSH në alarm: Europa po raporton 26 mijë raste të reja me Covid-19 çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit për Europën, Hans Kluge ka ngritur shqetësimin e rritjes së infektimeve nga Covid, por sidomos te moshat e reja.

“Vendet europiane po regjistrojnë mesatarisht çdo ditë 26,000 raste të reja infeksioni Covid.

Rastet e reja kanë vazhduar që të rriten çdo javë në rajonin europian. Janë regjistruar 40,000 raste më shumë në javën e parë të gushtit, krahasuar me javën e parë të qershorit, kur rastet ishin në pikën e tyre më të ulët. Çdo ditë tashmë Europa po raporton mesatarisht mbi 26,000 raste të reja.

Kjo vjen edhe si pasojë e lehtësimit të masave shtrënguese ndërsa njerëzit kanë ulur mbrojtjen dhe vigjilencën ndaj Covid. Përhapni argëtim, jo virusin. Mbroni prindërit dhe gjyshërit tuaj”, tha Kluge duke ngritur shqetësimin e infektimit të të rinjve.

Ai paralajmëroi duke thënë se askush nuk është i pathyeshëm.

“Askush nuk është i pathyeshëm. Sipas një studimi të fundit, globalisht, në mesin e njerëzve të moshës 15 deri në 24 vjeç, rastet e Covid-19 janë rritur me një normë prej 4.5% në fund të shkurtit, me 15% në mes të korrikut”, shtoi më tej Hans Kluge.

La.mi/Fjala.al

Të fundit

Champions në Rrogozhinë, UEFA miraton stadiumin e Egnatias për Europën

UEFA ka miratuar kërkesën e Egnatias që ndeshjen e raundit të parë eliminator në Champions ta luajë në stadiumin...

“Trump e Putin kanë marrëveshje të heshtur për realitetin e ri ndërkombëtar “

SHKRUAN ALBAN DACI - Beteja e SHBA-ve ndaj Iranit është çështje eksluzive e tyre. Ka akoma analistë nostalgjik që nuk shkëputen nga realiteti i...

Zhduket jahti në Portin e Durrësit, pronari bën denoncimin në polici

Një jaht i ankoruar në Portin e Durrësit u raportua ditën e sotme i zhdukur nga pronari Dorian Alikaj. Dorian Alikaj u njoftua rreth orës...

Mediu: E papranueshme, në Shqipëri nuk mblidhet Këshilli i Sigurisë

Fatmir Mediu, në një lidhje direkte me studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se tensionet në rritje mes SHBA-së dhe...

Trump befason botën: Falenderoj Iranin, tani koha për paqe!

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një mesazh të paprecedent për publikun amerikan dhe gjithë botën, ka pranuar se Irani e ka njoftuar administratën amerikane...

Lajme të tjera

Web TV