Premio e UEFA-s/ Shuma që do të përfitojë Tirana pas kalimit të turit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kalimi i turit të parë të Ligës së Kampioneve i shtoi Tiranës një bonus prej 380 mijë eurosh që jepet nga UEFA për ekipet që kalojnë në turin e dytë.

Tashmë bardheblutë do të luajnë në këtë tur me serbët e Crvena Zvezdës, një ndeshje që do të zhvillohet më 25 ose 26 gusht në stadiumin “Air Albania”.

Në rast se kualifikohen në turin e tretë të Ligës së Kampioneve, atëherë për bardheblutë shtohet edhe një bonus prej 480 mijë eurosh.

Ndërkohë, në rast se Tirana nuk e kalon dot rivalin serb, atëherë në bazë të rregullores së UEFA-s, ka edhe një shans në turin e tretë të kompeticionit tjetër: Liga e Europës.

Vetëm pjesëmarrja në këtë raund të këtij kompeticioni ka një bonus prej 280 mijë eurosh. Në këto kushte, edhe sikur të eliminohet në të dyja shanset e radhës, bonusi 660 mijë euro është i sigurtë për Tiranën nga UEFA./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Elon Musk dhe trashëgimia e manjatëve në politikën amerikane

Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë...

‘Nuk duhej të ishin ndjekur penalisht’, Presidenti Trump fal 23 protestues kundër abortit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump nënshkroi faljen e 23 protestuesve kundër abortit të enjten, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në mesin e të...

Një tjetër moderatore do bëhet pjesë e BBV4, ja për kë bëhet fjalë

Moderatorja Krisa Çaushi do të bëhet pjesë e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania. Lajmi është konfirmuar nga burime ekskluzive për...

SPAK i dha leje për të udhëtuar jashtë, Sali Berisha tregon arsyet e vizitës në Gjermani

Kreu i PD Sali Berisha, në një intervistë dhënë për gazetarin ,Osman Stafa ka dhënë më tepër detaje rreth vizitës së tij në Gjermani. Berisha...

Virozat prekin grupmoshat pediatrike, fluks vizitash mjekësore në Korçë

Në repartin e pediatrisë të spitalit të Korçës është vërejtur një rritje e ndjeshme e fluksit të vizitave, që arrijnë deri në 60 raste...

Lajme të tjera

Web TV