Studiuesit: Simptomat e Covid-19 shfaqen sipas kësaj renditjeje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi të ri simptomat e Covid-19 mund të kenë një renditje të parashikueshme të ndryshëm nga ajo e gripit dhe viruseve të tjerë.

Studiuesit në SHBA tregojnë se fillimisht shfaqen ethet, të ndjekura nga kolla, dhimbje muskulore, të përziera ose të vjella dhe diarre.

Dhe pse simptomat nuk janë veçanërisht unike, rendi në të cilin shfaqen ndryshon nga ai i viruseve të tjerë të frymëmarrjes dhe autorët besojnë se modeli i tyre mund të ndihmojë për dallimin në kohë të rasteve të reja.

Duke përdorur të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) për më shumë se 55,000 raste të konfirmuara në Kinë, autorët krahasuan renditjen e simptomave Covid-19 me mijëra raste të gripit të mbledhura nga Universiteti i Miçiganit, gati 150 raste të SARS në Toronto dhe një numër të vogël rastet e MERS në Kore.

“Rendi i simptomave është i rëndësishëm,” tha Joseph Larsen, i cili kryen studimet në biologjinë kompjuterike dhe bioinformatikën në Universitetin e Karolinës së Jugut.

“Të dish që secila sëmundje përparon ndryshe, do të thotë që mjekët mund të përcaktojnë më shpejt nëse dikush ka kontraktuar një infeksion COVID-19 ose ka një sëmundje tjetër, e cila mund të ndihmojë në marrjen e vendimeve për trajtim më të mirë.”

Kur studiuesit analizuan simptomat e COVID-19 në 500.000 pacientë, ata gjetën “renditjet më të zakonshme të simptomave të njohura… që janë të ndryshme nga ato në sëmundjet e tjera të frymëmarrjes”.

Edhe kur u përfshinë simptoma të tjera si dhimbje të fytit, dhimbje koke dhe lodhje, renditja e katër simptomave fillestare më të mundshme mbeti i njëjtë.

Meqenëse temperatura është e para, matja e temperaturës mund të jetë një mekanizëm i duhur ekzaminimi.

Lexo edhe :  Kaloi dy ditë duke kërkuar pronarin, qeni në Kiev bën xhiron e rrjetit

Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tashmë këshillojnë matjen e temperaturës para se të dilni nga izolimi, dhe hulumtimet e reja e kanë mbështetur rekomandimin: “Ne nuk sugjerojmë simptoma fillestare si një test diagnostik, por si një shenjë të mundshme që ato të testohen”.

COVID-19 është më ngjitës se gripi dhe ka tendencë të shfaqet në grupime.

“Nëse ne mund ta informojmë më mirë publikun për renditjen e shfaqjes së simptomave të sëmundjes, mund të na ndihmojë të identifikojmë ata që infektohen më shpejt dhe t’i karantinojnë para se infeksioni të përhapet më tej”, thonë shkencëtarët.

Bob Lahita, një reumatolog që nuk u përfshi në studim, tha për CBS se modeli i ri i simptomave është një “udhëzues i mirë”. Studimi u botua në revistën ‘Frontiers in Health Health’./Re.Gu/Fjala.al

Të fundit

Dashi dhe Doktori

Nga Toni Drishti Doktori, me të gjitha daljet e tij heroike donkishoteske në konferenca shtypi, ka rrëshqitur në një lloj...

Eurobarometri: 56% e qytetarëve të BE-së favorizojnë anëtarësimin e shteteve të reja

Presidentja e PE-së, Roberta Metsola, ka vlerësuar shifrat e fundit të Eurobarometrit ku 56% e qytetarëve të BE-së janë në favor të zgjerimit. Mbështetja...

Grossi: Në Siri kemi gjetur gjurmë të uraniumit, pjesë e një programi bërthamor

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Mariano Grossi ka bërë të ditur se inspektorët e institucionit që ai drejton kanë...

“Flori do rikthehet me koncert”, gazetari tregon se çfarë po ndodh me këngëtarin

Pavarësisht mungesës së gjatë, Florian Mumajesi do të rikthehet në skenën e artit shumë shpejt, madje me një koncert. Kështu tha në “Dita jonë”...

Zemërimi i Trump: Kina, Rusia dhe Koreja komplotojnë kundër Amerikës

Amerika reagon me zemërim dhe zhgënjim kundër rendit të ri të shpallur nga Kina dhe Rusia. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përmes...

Lajme të tjera

Web TV