Turqia bën “zbulimin më të madh” të gazit natyror në Detin e Zi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia ka zbuluar rreth 320 miliardë metra kub të gazit natyror në gjirin e Detit të Zi, ka thënë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan më 21 gusht, duke e konsideruar këtë gjë “si lajm të mirë të një rëndësie historike” për shtetin që varet pothuajse krejtësisht nga energjia e importuar.

“Turqia ka bërë zbulimin më të madh në histori të gazit natyror në Detin e Zi”, ka thënë Erdogan në një fjalim televiziv nga Stambolli.

Megjithatë, analistë të industrisë kanë thënë se ndonëse sasia është e madhe, ajo nuk do ta kthejë Turqinë në zonë rajonale të energjisë, dhe nuk do të ndikojë në pasurinë e shtetit.

Anija e shpimit Fatih ka gjetur depozitën në zonën e gazit, Sakarya në qytezën verilindore, Zonguldak, ka thënë Erdogan, duke shtuar se Ankaraja planifikon të dërgojë gazin për tregun e brendshëm nga viti 2023.

Fatih, apo Pushtuesi, është anija e parë e shpimit e Turqisë, e cila mban emrin sipas Sulltan Mehmetit II, i cili ka sjellur Konstadinopojën – Stambollin e ditëve të sotme – nën regjimin otoman më 1453.

Turqia ka qenë në kërkim të hidrokarbureve në Detin e Zi dhe Detin Mesdhe – ku së fundmi me veprimet e saj në ujërat e kontestuar ka nxitur reagime të Greqisë dhe Qipros.

Megjithatë, presidenti turk ka thënë se vendi që drejton ai do të shpejtojë operacionet në Mesdhe.

Importet e energjisë së Turqisë më 2019 kanë prekur shifrën e 41 miliardë dollarëve, sipas të dhënave qeveritare.

Ky shtet ka importuar më shumë se 45 miliardë metra kub të gazit natyror vitin e kaluar – kryesisht nga Rusia.

Analistët paralajmërojnë se mund të marrë vjet dhe miliarda dollarë investime para se Ankaraja të nisë prodhimin e gazit./REL

Të fundit

“E dua, por e lashë të lirë”/Rozana rrëfehet ndarjen nga partneri: Meriton të bëhet prind

Kur Rozana u fut në Big Brother, pranoi se kishte patur një vit të mbushur me suksese profesionale, por...

“Diaspora Voton Edi Ramën”, Deputeti i PS shfaqet me bluzen e veçantë në Pisa të Italisë

Florenc Spaho, një nga deputetët më të rinj në Kuvend, i zgjedhur i Qarkut Elbasan ka tërhequr vëmendjen gjatë një takimi me diasporën në...

Arrestimi i Veliajt, Bamir Topi: Uroj që gjithçka të shkojë mirë për familjen

Ish-Presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke u shprehur se...

Ajola Xoxa reagon sërish: Kam dhënë shpirtin për “Harabelin”

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka komentuar dhe njëherë akuzat ndaj saj në lidhje me ‘Harabel’, që sipas saj, nuk është kompani...

“Do shkrij SPAK-un”, Bamir Topi për deklaratën e Berishës: S’ka shans

Ish-Presidenti Bamir Topi ka reaguar ndaj kërcënimeve të bëra për shkrirjen e SPAK, duke i cilësuar ato si deklarata politike që kanë për qëllim...

Lajme të tjera

Web TV