Berlin/ Kritiku më i madh i Putinit në gjendje të stabilizuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opozitari rus, Aleksej Navalny po trajtohet në spitalin Charite. Në gjendje kome ai mbërriti të shtunën në Berlin. Më parë ka pasur grindje mes mjekëve rusë e gjermanë për aftësinë transportuese të pacientit.

44 vjeçari, Aleksej Navalny ka mbërritur për trajtim në spitalin Charite në Berlin. Avioni i marrë nga iniciativa „Cinema für Peace” me Aleksej Navalnyn në bord mbërriti të shtunën në mëngjes në aeroportin Berlin Tegel. Prej andej Navalny u dërgua menjëherë për trajtim në spitalin Charite. Gjendja e tij në spital në Berlin konsiderohet si e “stabilizuar”. Por mjekët janë duke zhvilluar kontrolle të gjera për të kuptuar gjendjen e Navalnyt, kontrolle që mund të zgjasin.

Lufta për jetën dhe shëndetin e Aleksejit sapo ka filluar, ka ende shumë për të bërë, por të paktën u bë hapi i parë”, shkroi në twitter zëdhënësja e Navalnyt, Kira Jarmysh pas fluturimit nga metropoli siberian, Omsk. Ajo shprehu falënderim për mbështetjen që iu dha opozitarit.

Grindje mes mjekëve rusë e gjermanë

Fluturimi nga Omsk u shty për disa orë. Sipas autoriteteve ruse arsye ishte respektimi i kohës së pauzës nga pilotët. Më parë ka pasur një grindje mes mjekëve rusë dhe gjermanë për aftësinë shëndetësore të të sëmurit për transport. Mjekët rusë deklaruan të premten se gjendja e 44 vjeçarit është shumë jo e stabilizuar, prandaj ai nuk mund të sillet në Gjermani. Këtë e kundërshtuan mjekët gjermanë, pasi e vizituan Navalnyn.

Të premten në mbrëmje pastaj mjekët rusë në Omsk lejuan transportimin e Navalnyt. Kritiku i njohur i presidentit, Putin u dërgua me emergjencë në spital në Moskë të enjten, pasi gjatë një fluturimi nga Tomsku në Moskë, ai humbi vetëdijen. Rrethi i afërt i Navalnyt ka mendimin, se ai është helmuar qëllimisht. Me gjasë ka pasur helm në çajin që ai piu në fluturim. Mjekët në Omsk e kundërshtuan këtë. Ata janë shprehur për një „sëmundje të metabolizmit”.

Lexo edhe :  Tërmet i fuqishëm afër Ishujve Fixhi në Oqeanin Paqësor

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas kishte thënë më parë, se Gjermania është gati të japë ndihmë mjekësore për kritikun e sëmurë të regjimit rus, Aleksej Navalny. “Kjo ofertë qëndron ende”, tha Maas të premten./DW

Të fundit

Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket

Një rast mashtrimi me viza për në Kanada është denoncuar së fundmi nga qytetari Luan Ndou në emisionin...

Analiza: Faturat e reja të energjisë do të zbrazin shportën e konsumatorit

Nëse faturën e rrymës për muajin mars e keni paguar 33 euro, për të njëjtën sasi të shpenzuar të rrymës në maj do të...

18 vite BURG dy shqiptarëve që përdh*nuan anglezen!

Pamjet e marra nga kamerat e sigurisë për përdhunimin e një anglezeje u ka kushtuar nga 9 vite burg dy shqiptarëve në Angli. Në tetor...

E rëndë në Greqi/ Shqiptari humb jetën në Komisariatin e policisë greke!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komisariatin e Hanias të Greqisë, ku një i burgosur shqiptar 33-vjeçar është gjetur i...

“Gjysma e burrave janë çyryk”- Berisha i përgjigjet Ramës: Gjuhë prej kopuku!

Kryedemokrati Sali Berisha dënoi gjuhën e përdorur nga Edi Rama nga takimi që zhvilloi në Dibër një ditë më parë, ku gjysmat e burrave...

Lajme të tjera

Web TV