Korçë/I kishte borxh një sasi lekësh, pronari i dyqanit merr peng 52-vjeçarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 40 vjeçar është arrestuar nga Polica e Korçës pasi ka marrë peng në dyqanin e tij një 52 vjeçar për rreth 30 minuta.

Në pranga ka rënë shtetasi K. F., pasi kishte marrë peng bashkëqytetarin e tij K. K., me prentedimin se i kishte një sasi lekësh, të cilën ende nuk ia kishte shlyer.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• K. F., 40 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ky shtetas ka mbajtur peng në dyqanin e tij shtetasin K. K., 52 vjeç, duke i hequr lirinë për rreth 30 minuta, me pretendimin se ky i fundit i kishte borxh autorit K. F., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Deficiti i jashtëm i ekonomisë shqiptare ra me 41% në tremujorin e parë

Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua për tremujorin e parë të vitit. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se...

Haki Çako: Mbi 90% e zjarreve ndodhin nga dora e njeriut

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ishte i ftuar në Ditarin e mbrëmjes me Loneta Prognin ku foli në lidhje me...

Brenda rezidencës mahnitëse ku gjithçka është prej ari (VIDEO)

Priyam Saraswat vizitoi së fundmi një rezidencë mahnitëse në Indore të Indisë, ku gjithçka, nga mobiljet te prizat elektrike, është prej ari. Videoja magjepsëse, që...

Keqtrajtuan një person gjatë detyrës, arrestohen tre efektivët e policisë

Tre efektivë policie kanë rënë në pranga në Pejë të Kosovës pasi akuzohen se gjatë arrestimit të një personi, e kanë keqtrajtuar këtë të...

Evropa “digjet” nga i nxehti, Moska regjistron 30 qershorin më të ftohtë në histori

Në të gjithë historinë e vëzhgimeve meteorologjike, në Moskë u regjistrua 30 qershori më i ftohtë deri më tani, tha eksperti kryesor i Qendrës...

Lajme të tjera

Web TV