Rudy Giuliani sulmon ashpër George Soros: Financon për të rrëzuar Trumpin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rudy Giuliani, ish kryebashkiak i Nju Jorkut dhe avokat personal i Presidentit Donald Trump, ka lëshuar së fundmi një sërë akuzash të paprecedent në Fox News ndaj manjatit të financave, miliarderit hebreo-amerikan George Soros.

Ai tha se miliarderi, i njohur për mbështetjen e tij për gjoja kauzën progresiste, në fakt do që të shkatërrojë qeverinë amerikane. Arsyeja, sipas tij, është pasi në “filantropin” hebreo amerikan ka një “sick background”, një sfond të sëmurë. Giuliani përmend se në kontekstin e donacioneve të Sorosit, bëjnë pjesë subvencionime të rëndësishme ndaj “Black Lives Matter”, një organizatë në SHBA e cila bën thirrje për përmbysjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Giuliani propozon që Presidenti i SHBA duhet t’a shpallë këtë organizatë si terroriste dhe ilegale në SHBA e më tej të mos i lejohet Sorosit t’i bëjë asaj një donacion prej 150 milionë dollarësh.

George Soros është akuzuar edhe më parë se në adoleshencën e tij ka qenë një bashkëpunëtor i nazizmit në vendin e tij të lindjes, Hungari. Në një intervistë prej 60 minutash, të viteve më parë (1998) Soros e ka pranuar rolin e tij prej ‘Funktionshäftling’ (Kapo) gjatë Luftës së Dytë Botërore. Jo rrallë, përtej definimeve me trajta raciste dhe antisemite, ai është përcaktuar si psikosociopat i denjë për manualet e psikologjisë./thealbanianprofile

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV