Një makinë është shkrumbuar nga flakët ditën e sotme në qytetin e Beratit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “30 Vjetori”, ndërkohë që makina ka qënë në ecje dhe vetëm në pak minuta automjeti është djegur plotësisht.
Grupi hetimor ka bërë me dije se shkak për ngjarjen ka qënë një shëndijë elektrikë në pjesën e përparme të motorrit.
Drejtuesi i automjetit, Qamil Poshnja ka dalë nga makina në momentin që ka konstatuar se mjeti ishte përfshirë nga flakët duke qëndruar në pritje të zjarrëfikseve.
Ka qënë i shpejtë reagimi i Repartit Zjarrëfikës të qytetit, që kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve dhe shuarjen e tyre në një kohë shumë të shkurtër. /Ra.My.Fjala.al/