Sherr dhe kërcënime me policët e burgut në Fushë Krujë, gjykata lë në qeli tre kushurinjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Krujës ka vendosur sot masën ‘arrest me burg’ për tre kushërinjtë që dje u arrestuan nga policia pas konfliktit që patën me efektivët e burgut të Fushë-Krujës.

Për Ardian Sherën, Bert Sherën dhe Elton Sherën, të tre banues në fshatin Nikël, u mor kjo masë e parë.

Qëllimi i kushërinjve ishte t’i ndërronin qelinë një të burgosuri dhe për këtë arsye u kapën me rojën dhe specialistin e informacionit të burgut të Fushë-Krujës.

Për të ndihmuar Ardianin dhe Bertin, Elton Shera shkoi në vendngjarje dhe i ndihmoi të largoheshin përkohësisht.

Por nga verifikimet rezultoi se Elton Shera ishte i dënuar për drogë, por gjendej jashtë pasi kishte përfituar për shkak të pandemisë dhe duhet të qëndronte në shtëpi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

Sot, më 28 maj 2024, dollari amerikan, blihet me 92.2 lekë dhe shitet me 93.1 lekë. Euro, blihet me 100.1 lekë dhe shitet 100.8 lekë. Franga...

Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për ditën e sotme

Dita e sotme parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim. Në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore vranësirat...

Astrologët paralajmërojnë këto dy shenja, njihuni me horoskopin për sot 28 Maj 2024

Dashi Dita mund të fillojë e trazuar gjatë kësaj dite megjithatë do e kaloni gjithçka shpejt dhe do merrni frymë më lirisht. Ju të dashuruarit...

“Gati”, pjesë e listës së Sylvinhos, Jasir Asani pret me padurim Europianin

Jasir Asani u grumbullua nga trajneri i Shqipërisë për Euro 2024, edhe pse sulmuesi kuqezi nuk po aktivizohet te skuadra e tij në Kore,...

Lajme të tjera

Web TV