Deputetëve iu kërkua gjysma e rrogës për situatën e virusit, Murrizi dhe Roshi padisin Kuvendin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 preku xhepat e të gjithë shqiptarëve por jo vetëm, pasi me një vendim të  marrë nga byroja e kuvendit deputetëve do t’u mbahej 50% e rrogës për 3 muaj.

Ky vendim erdhi si një masë e marrë për përballimin e situatës së rënduar ekonomike nga virusi gjë e cila është kundërshtuar vetëm nga deputetë, Myslim Murrizi dhe Artur Roshi.

Murrizi dhe Roshi kanë depozituar në gjykatë një padi e cila kërkon anulimin e vendimit të nr 44 të byrosë së kuvendit në datë 02/04/2020.

Ky vendim parashikonte se deri në përfundim të pandemisë, por jo më shumë se 3 muaj, deputetëve do t’u mbahej nga rroga 50% e pagës neto, vendim të cilin deputetët e kanë kundërshtuar nëpërmjet padisë e cila është siguruar nga ReportTV.

Pas pagimit të pagës së plotë dy deputetët kërkojnë që ti pasqyrohet kjo pagesë edhe në librezën e punës duke i kërkuar gjykatës „Detyrimin e palës së paditur Kuvendi i Shqipërisë që në përputhje me “Statusin e Deputetit” të bëjë korrigjimet përkatëse në librezën e punës dhe atë të kontributeve shoqerore.

Aktualisht kuvendi i Shqipërisë ka 122 deputetët ndërsa vetëm Murrizi e Roshi rezulton se kanë depozituar padinë duke kërkuar gjysmën e pagës së mbajtur për tre muajt Mars, Prill, Maj.

Me pagën e tyre në fondin e veçantë për përballjen me Covid 19 kontribuuan e një sërë institucionesh publike pas letrës së dërguar tek ta prej kreut të kuvendit Gramoz Ruçi. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Si është organizuar takimi mes Trump dhe Putin në Alaskë

Vetëm dy përkthyes do të jenë dëshmitarë të asaj që do të bisedojnë presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu...

Sot samiti në Alaskë, Trump flet para takimit: Putin nuk do të ‘luajë’ me mua

Në orën 21:00 (me kohën tonë) në Alaskë do të mbahet takimi i shumëpritur mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin. Kryetemë do të...

Nuk ndalet Erdogan, arrestohet një tjetër kryebashkiak opozitar në Turqi

Një valë e re arrestimesh në Turqi ka ngjallur shqetësim në radhët e komunitetit ndërkombëtar, mes njoftimeve se në radhët e të ndaluarve për...

Zjarret në vend, Rama publikon pamjet: Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre

Kryeministri Edi Rama thotë se vazhdon angazhimi mamsimal për shuarjen e zjarreve në vend. Kreu i qeverisë ka ndarë pamje nga operacionet që po...

Maria, Mbretëresha e Skocisë bëhet një yll roker rebel dhe valltare e guximshme

Disa interpretimet e jetës së trazuar të mbretëreshës zhvillohen këtë muaj në Edinburg, secila duke eksploruar marrëdhënien e saj me Elizabetën I dhe duke...

Lajme të tjera

Web TV