Virusi i frikshëm prek edhe njeriun me të shpejtë në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë me dije vetë atleti me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se është karantinuar dhe se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Bëhet me dije se atleti pak ditë më parë ka festuar 34-vjetorin, me miqtë ku dyshohet se është infektuar.

“Mirëmëngjesi të gjithëve. Sapo u zgjova dhe po kontrolloja mediat sociale dhe dua t’iu them që jam konfirmuar me Covid19. Bëra një test të shtunën.

Kam pasur edhe disa simptoma dhe kam pritur për të parë se cili do jetë rezultati, për t’u karantinuar më vonë.  Jam karantinuar në shtëpi për të qenë më i sigurt dhe për ta marrë më me qetësi. Rrini në shtëpi për të qenë më të sigurt”, tha Usain Bolt

Të fundit

Pas flamurit në Suharekë, tani edhe Skënderbeu lyhet në Prizren

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Prizren është dëmtuar. Përkrenarja dhe shpata e heroit kombëtar janë lyer me ngjyrë...

PD bllokon mandatet në shtator? Çollaku jep paralajmërimin

Kreshnik Çollaku thotë se Partia është në situatë tepër të vështirë pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. “Në një demokraci normale, ata që...

Kodi i ri penal, Berisha: Atentat ndaj fjalës së lirë

Sali Berisha iu rikthye denoncimit të draftit të Kodit tëri Penal, duke e cilësuar dokumentin e hartuar nga Qeveria, si favorizues të mafies dhe...

Paralajmëron Balluku: Nesër afati i fundit për bizneset…

Data 31 korrik është afati i fundit për të gjitha subjektet tregtare të vendosura pranë akseve kombëtare që të zhvendosen vetë nga hapësira që...

Italia nis hetime ndaj Mark Zuckerbeg për shkelje në Whatssap

Italia ka njoftuar hapjen e një hetimi ndaj Meta-s, pas instalimit të një mjeti inteligjence artificiale në platformën WhatsApp. Autoriteti italian i konkurrencës argumenton...

Lajme të tjera

Web TV