Kosovë-Serbi/Të enjte zhvillohet takimi në nivel ekspertësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

27 gushti shënon për Kosovën dhe Serbinë vazhdimin e bisedimeve në nivel ekpertësh.

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe sigurinë, Nabila Massrali, i konfirmoi Zërit të Amerikës takimin e së enjtes.

“Pas rifillimit të bisedimeve në nivelin më të lartë në muajin korrik, tashmë vazhdon me seri takimesh në niveli të ekspertëve, të cilat janë pjesë e vazhdueshme e procesit. Mund të konfirmojmë që takimet do të zhvillohen në 27 gusht”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses Massrali por pa dhënë hollësi për temat të cilat pritet të bisedohen.

Bisedimet në nivel të grupeve të ekspertëve pritet të mbahen një javë para takimit në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të ndërmjetësuara nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien dhe i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell.

Një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i ka thënë Zërit të Amerikës se takimi në Ëashington do të përqendrohet në çështjet ekonomike, përfshirë krijimin e vendeve të punës dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike si hapa të parë drejt arritjes së paqes.

Në Kosovë është mirëpritur angazhimin amerikan për mbajtjen e takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar fillimisht për 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Më 16 korrik, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Lexo edhe :  Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës

Të dy udhëheqësit diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës, zhvillimin ekonomik dhe me pajtimin që të vazhdojnë bisedimet me 7 shtator./VOA/

Të fundit

Parkimet dysh të çojnë pas hekurave? Kujdes! Ka një diferencë

Dënimi deri në 3 vite burg për drejtuesit e mjeteve që parkojë dysh në rrugë duke bllokuar qarkullimin rrugor,...

Bulmet “pa letra” në dyqane! Tregtarët: I besojmë fjalës së fshatarit

Këtë të hënë ka nisur aksioni për sekuestrimin e prodhimeve të bulmetit pa faturë tatimore në treg. Kjo nismë është ndërmarr nga qeveria për...

I riu kërcënoi me armë një person në Dobraç, arrestohet nga policia

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Dobraçit në Shkodër. Burime bëjnë me dije se një i ri ka kërcënuar me armë...

“Jaws” mbush 50 vjeç – një dokumentar rrëfen historinë pas kulisave

nga Lucia Magi/ Los Angeles Një regjisor i ri, një ide e çuditshme për një “balenë të madhe”, një peshkaqen mekanik që nuk funksiononte, qindra...

Berisha: Përgëzoj banorët e Thethit për kundërshtimet që bënë

Përplasja ndodh në Theth, por Sali Berisha mbrojtjen banorëve të zonës ia ofroi nga selia. Ditën e fundit të aksionit, kryedemokrati doli me...

Lajme të tjera

Web TV