Dy persona janë ri-infektuar me koronavirus në Evropë, duke ngritur shqetësime për imunitetin.
Pacientët të cilët kanë rezultuar pozitivë janë raportuar një në Holandë dhe një në Belgjikë.
Media holandeze NOS citoi virologen Marion Koopmans të thoshte se pacienti në Hollandë ishte një person i moshuar me një sistem imunitar të dobësuar. “Që dikush do të ri-infektohej, kjo nuk më shqetëson shumë” tha ajo. “por duhet të shohim nëse kjo gjë ndodh shpesh.”
Lajmi vjen menjëherë pas publikim të studimit në Hong Kong që tregonte se një person mund të ri-infektohet nga koronaviursi katër muaj e gjysmë pasi ishte shëruar./re.Gu/Fjala.al