Dy persona janë arrestuar ditën e sotme pasi akuzohen për trafikim heroine. Sipas burimeve zyrtare bëhet me dije se gjatë kontrollin në mjetin e tipit “Opel” në pjesën e kasetafonit u gjetën dy qese plastike me heroinë e ndarë në doza gati për shitje. Gjatë këtij operacioni të koduar “Sauku” u sekuestrua sasi e drogës, automjeti i tipit “Opel” si dhe tre celularë.
Personat e arrestuar janë identifikuar me inicialet: D. R., 26 vjeç, banues në Elbasan dhe Xh. P., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.
Pas mbajtjes në vëzhgim të mjetit me të cilin këta shtetas po qarkullonin dhe mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm se në këtë mjet kishte lëndë narkotike, shërbimet e Policisë në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Saukut, kanë ndaluar mjetin për kontroll.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “OPEL”, me drejtues shtetasin D. R. dhe pasagjere shtetasen Xh. P., në pjesën e kasetafonit të automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 qese plastike me lëndë të dyshuar heroinë, e përgatitur dhe ndarë në doza gati për shitje,(15.2 gramë), një shumë parash që dyshohet se i kanë përfituar nga shitja e lëndës narkotike dhe tre aparate celular.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.