Kush ishte Thimio Kondi?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta Thimio Kondi, juristi i njohur shqiptar dhe ish kreu i Gjykatës së Lartë në vitet 1997-1999.

Ish-kryetar i Gjykatës se Lartë, ministër i Drejtesisë, ai padiskutim është një nga personalitetet më të rendesishme të drejtësisë pas rrëzimit të sistemit komunist.

Diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1977. Nga viti 1978 deri në vitin 1982, ka ushtruar detyrën Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Në vitet 1982-1990 ka ushtruar detyrën si specialist në Sektorin e Studimeve në Gjykatën e Lartë dhe gjatë viteve 1990 – 1992 ka qenë Drejtor i Drejtorisë së Studimeve në Ministrinë e Drejtësisë.

Në vitet 1995 – 1997 ka ushtruar profesionin e avokatit pranë Qendrës Shqiptare të Të Drejtave të Njeriut. Në vitet 1992 – 1994 ka ushtruar funksionin e Gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese. Në vitet 1997 – 1999 ka ushtruar detyrën Ministër i Drejtësisë. Në vitet 1999 – 2008, Z. Kondi ka ushtruar detyrën Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Gjatë viteve 1999 – 2008 Z. Kondi ka ushtruar funksione dhe detyra ex-officio të tilla si Anëtar i Këshillit Të Lartë Të Drejtësisë, Kryetar i Bordit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, Kryetar i Konferencës Gjyqësore Kombëtare. Gjatë viteve 2008- 2013 ka ushtruar profesionin si avokat. Z. Kondi  është Anëtar i Bordit Këshillimor të Shoqatës Ndërkombëtare për Administrimin e Gjykatave. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Dosja“Partizani”/Shtyhet sërish seanca paraprake,ja arsyeja dhe data kur do të zhvillohet

Është shtyrë sërish seanca paraprake për dosjen “Partizani” në Gjykatën e Posaçme. Seanca e sotme ka zgjatur për 40 minuta ku...

 Fatma Haxhialiu ndan lajmin e bukur/Bëhet nënë për herë të dytë

Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu, ka ndarë lajmin e bukur se është bërë nënë për herë të dytë. Me anë të një video në rrjetet...

Shmangni hudhrën nëse jeni duke marrë këto ilaçe! Mund të shkaktojë pasoja të rënda

Edhe pse hudhra ofron shumë përfitime shëndetësore, si rritja e sistemit imunitar dhe përmirësimi i shëndetit të zemrës, ka grupe të caktuara njerëzish që...

Bie numri i infeksioneve respiratore në Shqipëri, kurba nis të ulet!

Kurba e infeksioneve respiratore ka nisur të zbresë ditët e fundit të janarit dhe ditët e para të marsit. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, në javën...

Kryeministri japonez viziton SHBA-në, çfarë pritet të ndodhë në takimin me Trump

Kryeministri japonez Shigeru Ishiba do të takohet me presidentin amerikan Donald Trump gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara këtë javë, deklaroi zëdhënësi i qeverisë Yoshimasa Hayashi. “Nëse kushtet e lejojnë, Ishiba...

Lajme të tjera

Web TV