Zbardhet drafti/ Ja tre skenarët që do të ndiqen për zhvillimin e mësimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Arsimit ka përgatitur një draft-udhëzim për mënyrën se si do të zhillohen orët e mësimit këtë vit të ri shkollor.

Ky draft-udhëzzim do tu shpërndahet shkollave në datë 1 shtator ku bëhet fjalë për 3 skenarë të cilët mund të ndiqen për zhvillimin e mësimit.

SKENARI 1

Mësimi zhvillohet në mjediset fizike të shkollës duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, nëse situata e pandemisë është e qendrueshme.

Në këtë rast është i mundur distancimi fizik dhe mësimi do të zhvillohet me një turn ku një orë mësimi do të zgjasë 45 minuta. Ndërkohë, sa i përket shkollave që kanë shumë nxënës mësimi do të bëhet me dy turne me nga 30 minuta mësim. Në rast se nuk mund të ruhet distanca mes nxënësve edhe pas ndarjes së tyre në 2 turne, atëherë shkolla do të jetë e hapur edhe gjatë pasdites. Pra, nxënësit do të zhvillojnë mësimin 4 nënturne, pra me dy nënturne brenda një turni.

Për turnin e parë

ndajnë çdo klasë në dy grupe:

-grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 8.00-10.45;

-grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 11.00-13.45.

Për turnin e dytë

ndajnë çdo klasë në dy grupe:

-grupi i parë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 14.00-16.45;

-grupi i dytë i çdo klase do të zhvillojë mësim nga ora 17.00-19.45. Gjatë orëve të paradites do të bëjnë mësim klasat e ciklit fillor.

SKENARI 2

Mësimi zhvillohet i kombinuar (një javë në shkollë dhe një javë në shtëpi) duke ruajtur të gjitha rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik, në rast se do të ketë situatë të rënduar të pandemisë.

Lexo edhe :  Vetëm 9% e bonusit të bebeve u përdor në janar-prill, nga rënia e lindjeve

SKENARI 3

Mësimi zhvillohet vetëm online, në rast se situata me koronavirusin përkeqësohet shumë në nivel kombëtar, lokal apo në nivel shkolle.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV