Meta mesazh nga Vlora: Të ndërtojmë atdheun tonë për të gjithë qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës Ilir Meta, me anë të një statusi në “Facebook” ka dhënë një mesazh të fuqishëm nga “Monumenti i Lirisë” në Drashovicë të Vlorës.

Meta shprehet se ka nderuar sot 38 patriotë të kësaj krahine, që me armë në dorë luftuan në Luftën e Lavdishme të Vlorës.

Ai thekson se sot më shumë se kurrë duhet që të ngremë lart sakrificën sublime të heronjve vlonjatë e shqiptarë për një Shqipëri që iu jep mundësi të gjithë qytetarëve.

Postimi i plotë i Metës:

Nga Monumenti i Lirisë, në zemër të Drashovicës kryelartë, nderova sot 38 patriotët më të shquar të kësaj toke që i dolën zot Atdheut në ditët më të vështira duke paguar me jetën e tyre çmimin e dhimbshëm për mbrojtjen e Pavarësisë dhe integritetit territorial të Shqipërisë, në Luftën e lavdishme të Vlorës, një shekull më parë.

Por nderimi më i madh që mund t’i bëjmë kujtimit të tyre është që të gjithë bashkë të lartësojmë vendin tonë përpara kërkesave të kohës dhe zhvillimit.

Ta shndërrojmë gjithë trashëgiminë dhe potencialin njerëzor si komb në një energji pozitive për europianizimin e plotë të Shqipërisë.

T’i ngremë përpjekjet dhe punën tonë në lartësinë e plotësimit të ëndrrave të bijve e bijave të Drashovicës, të Vlorës dhe gjithë shqiptarëve patriotë.

Ta ndërtojmë Atdheun tonë të dashur për të jetuar të gjithë qytetarët tanë, duke u rikthyer shpresën, sidomos brezit të ri. ??/Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3293245950721655

Të fundit

‘S’mund të presim që një LaCivita të na zgjidhë hallet’, Beleri kundër Berishës

“Ne si minoritarë dhe ortodoksë kemi Shën Kozmanë, tek i cili besojmë shumë. Ne themi se edhe Shën Kozmai...

Franca si vatër revoltash, Kriza e Majit 1968 dhe shpërthimi studentor

Nga Leonard Veizi Ata janë popull revoltash dhe epërsia e tyre për ndryshim në terren ka sjellë reagime të forta në kontinentin e vjetët. Por...

Spahiu: Humbja e thellë e PD në diasporë, rrëzon çdo akuzë për manipulime në Shqipëri!

Juristi Kreshnik Spahiu rrëzoi pretendimet e PD-së për manipulim apo vjedhje votash, duke u shprehur se është e vetmja parti që konteston. Ai argumentoi se...

Sot Samiti europian në Tiranë, 1500 policë në terren! Ja akset rrugore që do të bllokohen

Njoftimi i policisë: 1500 punonjës policie nga të gjitha strukturat që përfshijnë Antiterrorin, policinë rrugore, të krimeve dhe rendit, por edhe të policisë bashkiake të...

Nga Erasmus+ tek tregu i përbashkët, përfitimet reale që Shqipëria pret nga Samiti i BE

Samiti i nivelit të lartë i Bashkimit Europian që po mbahet të premten në Tiranë pritet të sjellë disa zhvillime konkrete. Ndryshe nga samitet simbolike...

Lajme të tjera

Web TV