Bark të sheshtë dhe trup të hidratuar? Disa receta që kanë rezultat të shpejtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur po mundoheni të humbni peshë, ose të hiqni toksinat jashtë trupi, hidratimi është çelësi për ta bërë të suksesshëm këtë qëllim. Filloni çdo mëngjes duke pirë 2 gota të mëdha me ujë për të “zgjuar”metabolizmin tuaj dhe ta ndihmoni që të performojë sa më mirë.

Nëse shtoni përbërës ekstra për të pasuruar mineralet, vitaminat dhe marrjen e enzimave, ju tashmë keni arritur në nivelin tjetër për t’u detoksifikuar në mënyrë natyrale dhe të ndiheni energji. Janë shumë përbërës që mund të shtoni në ujë për të shtuar shije dhe për të larguar toksinat.

Përpos kësaj, duhet të dini se ka disa përbërës përveç limonit apo xhinxherit që mund t’ja shtoni ujit nëse doni të shpëtoni nga barku i fryrë.

1. Ujë me kripë jo të jodizuar
Miksoni 2 lugë të vogla çaji me kripë në një gotë uji të vakët. Nëse doni ta bëni të shijshme, shtojini pak limon. Mundësisht pijeni me stomakun bosh.

2. Ujë me hudhra
Edhe shkenca moderne e konfirmon se konsumimi i hudhrës vjen me përfitime të mëdha në shëndetin e njeriut. Hudhra ndikon në presionin e gjakut, përmirëson nivelet e kolesterolit dhe detoksifikon trupin. Merrni dy copa hudhra dhe prijini. Prisni 10 minuta dhe miksojini me 500 ml ujë. Lërini brenda për të paktën 2 orë.

3. Ujë me mollë dhe kanellë
Si molla ashtu dhe kanella ndihmojnë në rënien nga pesha dhe përmirësimin e metabolizmit. Miksojni përbërësit dhe bashkë me ujin vendosini në frigorifer për 1 orë para se ta pini.

4. Ujë me kastravec dhe kuba akujsh
Një pije freskuese me shije kastraveci do t’ju heqë dëshirën për të pirë diçka tjetër me kimikate. Eshtë antioksidant natyral dhe kujtoni që në 1 kastravec ka vetëm 34 kalori. Për shije, mund t’i shtoni pak limon.

Lexo edhe :  Pse disa gra lindin vetëm djem dhe të tjera vetëm vajza, çfarë ndikon në gjininë e bebes

5. Ujë me piper të zi
Nëse doni të detoksifikoheni apo të dobësoheni, piperi i zi është një përbërës i paparë. Studimet kanë treguar se ai mund të luftojë infeksionet, parandalon plakjen e parakohshme dhe problemet kardiake.

6.Ujë me limon e mente
Në një shishe normale,shtoni 4 limona lime të prera në feta të holla, 2 limonë të prera në feta të holla, 1 dorë mentehe lëreni gjatë gjithë natës. Të nesërmen shërbejeni me kuba akulli./St.Su/Fjala.al

Të fundit

Premtimi i Ramës nga Shkodra: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mori pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se plotë të shkollës ...

Ndahen Piqué dhe Clara Chía, zbulohet shkaku

Kur Gerard Piqué dhe Clara Chía dolën publikisht si çift në gusht të vitit 2022, bota bëri një pauzë. Ishte e pamundur të mos...

Sali Berisha: Ilir Vrenozi ylli i fushatës sonë, e poshtëroi Ramën me reagimin e tij

Për kryetarin e Partisë demokratike, Sali Berisha, fushata e tij për zgjedhjet e 11 majit, e ka një yll: militantin Ilir Vrenozi, i cili...

Bayern shet 5% të aksioneve për blerjen më të shtrenjtë në histori, lojtari refuzon

Bayern Munich po bëhet gati të realizojë transferimin më të kushtueshëm në historinë e futbollit gjerman, por po has në vështirësi. Klubi bavarez kërkon...

Ultramaratona 2000 km në Bruksel, të rinjtë serbë nuk ndalen kundër Vucic

Demonstruesit në Serbi po përpiqen për të tërhequr edhe vëmendjen ndërkombëtare. Pas grupit të çiklistëve që ishte në Strasburg, një grup vrapuesish janë nisur...

Lajme të tjera

Web TV