Kufiri detar me Greqinë/ PD reagon pas deklaratave të Ramës: S’ka transparencë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka reaguar me shqetësim pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për çështjen e detit me Greqinë, kur kjo e fundit ka shprehur se do zgjerohet në Detin Jon.

Në një reagim për mediat, PD akuzon qeverinë se nuk po bën transparencë lidhur me këtë çështje. Sipas saj, kryeministri Edi Rama “po fshihet pas sulmeve dhe gjuhës vulgare“.

“Partia Demokratike mbështet zgjidhjen e çdo çështje të mbetur pezull në marrëdhëniet me fqinjët përmes negociatave transparente duke respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010, por në asnjë mënyrë duke cënuar të drejtat dhe integritetin territorial të Shqipërisë.

Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë Rama të ndalë fushatën e sulmeve dhe gjuhën denigruese dhe të bëjë transparencë të plotë mbi të gjitha çështjet e lartpërmendura”, theksohet në reagimin e PD.

Mw herët kryeministri Rama gjatë një komunikimi me gazetarët nga Vjena ka folur për çështjen e detit me Greqinë. Sipas kryeministrit, Shqipëria ka shtrirë hapësirën e saj në ujërat territoriale me 6 milje që në vitin 1990.

“Ne jemi shtrirë në ujërat tanë territoriale me 6 milje që në vitin 1990. E kemi ushtruar këtë të drejtë. Greqia nuk e ka kontestuar dhe nuk ka çfarë konteston. Midis ujërave territorialë të vendeve ka ujera të ndërmjetëm.

Pra njësoj siç ka rrugë midis vendbanimeve dhe midis shteteve për të kaluar ka edhe rrugë për të kaluar në det që janë rrugë të përbashkëta. Marrja nga kjo rrugë e përbashkët në mënyrë simetrike të përcaktuara nga konventa është e drejtë e çdo shteti”, u shpreh Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm

Gjermania kthen pas më shumë migrantë ilegalë. Kancelari Merz thekson politikën e mikpritjes, por refuzon spostimin në Gjermani të...

Veliaj publikon projektin e ri te “Nënë Tereza”: Një oaz i gjelbër kushtuar librit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar projektin më të ri artistik dhe urban për kryeqytetin “Tirana Moons”, një instalacion i veçantë...

Rriten hyrjet në Shqipëri gjatë muajit prill, 6% më shumë se një vit më parë

Muaji prill ka nisur me një trend pozitiv, sa i takon sektorit të turizmit dhe lëvizjeve të shtetasve ndërkufitare në Shqipëri. Të dhënat zyrtare...

Proteina “magjike” që zgjat jetëgjatësinë dhe ngadalëson procesin e plakjes

Prej kohësh, shkencëtarët kanë qenë në kërkim të “burimit të rinisë”, i cili mund t’i ndihmojë njerëzit të jetojnë më gjatë dhe më mirë...

E papritur! Albin Kurti shkarkon nga detyra zv. ministrin Arbër Vokrri

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar sot nga detyra zëvendësminstrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri. Ky vendim vjen...

Lajme të tjera

Web TV