OBSH-ja njofton për një rritje 10 % të rasteve me COVID në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se në Evropë ka pasur një rritje të konsiderueshme të rasteve me COVID-19 dy javët e fundit.

Në 32 nga 55 zonat dhe territoret në rajone, ka pasur një rritje mbi 10 për qind.

Duke folur me gazetarët në një videokonferencë për shtyp nga Kopenhaga, shefi i OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, tha se pjesa më e madhe e kësaj rritjeje ka qenë mes të rinjve.

Dr. Kluge tha se megjithëse të rinjtë janë më të shëndetshëm dhe virusi mund të mos jetë aq i rëndë apo kërcënues për jetën e tyre, ndërsa moti bëhet më i ftohtë, ata ka gjasa të rrinë më shumë në ambjente të mbyllura, ku mundësia është më e madhe që të bien në kontakt me të moshuar dhe njerëz të tjerë me shëndet të dobët. Ai tha se kjo mund të shkaktojë një rritje të shtrimeve në spital dhe vdekjesh.

Por, ai la gjithashtu të kuptohet se autoritetet e shëndetësisë dhe zyrtarë të tjerë, janë më të përgatitur se sa ishin në shkurt kur kontinenti ishte në prag të një rritjeje masive të rasteve.

“Ne e dimë se çfarë duhet bërë”, tha zoti Kluge.

Ai u bëri thirrje qeverive rajonale që të komunikojnë për rreziqet, të shtojnë testimet dhe gjurmimin e kontakteve dhe që njerëzit të ndjekin masat standarde të shëndetit publik./VOA

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV