Pandemia/ Hungaria mbyll kufijtë më 1 shtator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Hungaria do të mbyllë kufijtë e saj me të huajt nga 1 shtatori për të frenuar një rritje të infeksioneve të coronavirus dhe hungarezët që kthehen nga jashtë do të duhet të kalojnë në karantinë”, tha të premten shefi i kabinetit të kryeministrit Viktor Orban.

Gergely Gulyas tha se shtetasit hungarezë mund të largoheshin nga karantina 14-ditore vetëm nëse siguronin dy teste negative të COVID-19.

Përjashtimet nga ndalimi i hyrjes për të huajt do të zbatoheshin për ushtrinë dhe për tranzitin humanitar, si dhe udhëtimet e biznesit ose diplomatike. Në anën tjetër, Qeveria hungareze po shqyrton rregulla të ndryshme mbi mënyrën sesi tifozët mund të lejohen të marrin pjesë në ndeshjen e Superkupës së UEFA-s midis Bayern Munich dhe Sevilla në Budapest në 24 shtator, shtoi Gulyas.

“Numri i infeksioneve është rritur … dhe shumica e këtyre burojnë nga jashtë,” tha Gulyas në  një konferencë për shtyp.

Ai tha se kufizimet ishin të nevojshme për të lejuar që viti shkollor të fillojë javën e ardhshme, dhe të mbrojë njerëzit, si dhe ekonominë.

Të premten, Hungaria regjistroi 132 infeksione të reja, numri më i lartë ditor që nga kulmi i pandemisë. Hungaria ka pasur gjithsej 5,511 raste të koronavirusit dhe 614 vdekje.

Budapesti do të presë ndeshjen midis fituesve të Champions League, Bayern dhe fituesve të Europa League, Sevilla, muajin tjetër. Gulyas tha se UEFA po planifikonte të lejojë mundësinë e hyrjes në lojë për 3,000 tifozët e Bayern dhe të Sevillas.

Ai tha se qeveria nuk ka vendosur ende për rregullat, dhe gjithashtu ishte në bisedime me UEFA në lidhje me të./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Shtyhet afati i vlefshmërisë për dokumentet e identitetit që skadojnë deri në 11 maj

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratuan dy akte shumë të rëndësishme për shtyrjen e afatit...

PS mbyll fushatën më 9 maj, në të njëjtën orë me PD

Partia Socialiste do të mbyllë fushatën të premten më 9 maj, në orën 19:00. Nësohet se takimi do të zhvillohet në Parkun Olimpik. Në të njëjtën...

“Vrasja është porositur nga Dubai”,detaje të reja nga eliminimi i Renato Hoxhajt në Vlorë

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Renato Hoxhajt, e ndodhur pak ditë më parë në Vlorë. Sipas informacioneve, Renato Hoxhaj dyshohet të ketë...

Dy të rinj të zhdukur prej 1 jave, gruaja alarmon policinë e Tiranës: U nisën për Sarandë

Në policinë e Tiranës është denoncuar zhdukja e dy të rinjve, një vajze dhe një djali, nga ana e një 47-vjeçareje. Mësohet se dy të...

I humbur prej 6 ditësh, familja kërkon ndihmë për gjetjen e 60-vjeçarit

Një 60-vjeçar në Durrës ka humbur kontaktet me familjen e tij prej gjashtë ditësh. Mësohet se Arben Maloku është larguar nga banesa më datë 1...

Lajme të tjera

Web TV