Tiranë/ Sherr mes dy motrave pse njëra i bëri bllok në Facebook

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy motra u rrahën keqazi me njëra tjetrën, pas një keqkuptimi të motrës së madhe që i shkroi më të voglës që mos ta besdiste. Në nerva e sipër më e vogla ka reaguar duke i bërë bllok në facebook. Kaq ka mjaftuar që të dyja motrat të përleshen me njëra- tjetrën dhe është dashur ndërhyrja e bashkëshortëve të secilës për të shuar gjakrat.

Të dyja motrat që janë gjithashtu edhe fqinje po sherri nuk mbeti mes tyre dhe ma ngjarjen tanimë po merret policia.

Të dyja motra kanë bërë deklarimet e rastit sesi ndodhi sherri: G. P, që është motra e madhe shkoi tek shtëpia e të voglës pasi ajo i bllokoi aksesin në facebook. E vogla i ka kërkuar llogari se përse ajo i kishte shkruar mos më besdis në telefon. Në nerva e sipër sipas procesverbalit që gazeta Si disponon, oficerja V.P shkruan se më e madhja rrëmbeu një dërrasë druri dhe me të tentoi të qëllonte kunatin që po përpiqej t’i ndante. Të njëjtin veprim rezulton të ketë kryer edhe djali i G.P që ka shpresuar se motrat do qetësoheshin. Por sipas procesverbalit, burri i motrës së vogël që është shtetas i huaj është nxehur dhe ka reaguar duke qëlluar kunatën. Me nerva është bërë edhe vëllai i dy grave që po ashtu ka goditur, kunatin tjetër.

Sipas burimeve të gazetës, në sherr janë përfshirë edhe meshkujt e tjetër të tre familjeve me nipa e kryefamiljarë ku të gjithë patën dëmtime me fraktura dhe gërvishje në qafë, në krahë , kofshë e shpatull. Së paku kështu referon policia që pasi ka kontrolluar banesat dhe nuk ka zbuluar sende të ndaluara dhe të paligjshme i referoi të gjithë familjarët për dyshimet e dhunës në familje./Marrë nga Gazeta “Si”

Të fundit

Gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, skualifkohen në fazën e parë 6 kandidatë

Skualifikohen në fazën e parë 6 nga 13 kandidatë për kryetarin e Byrosë Kombëtar të Hetimit (BKH). Ata u skualifikuan...

Debatet për Avokatin e Popullit/ Balla-Opozitës: S’mund të thoni “o këtë o rashë e vdiqa”

Opozita ka kërkuar që në seancën e sotme në Kuvend të jetë në rend dite edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit, kërkesë kjo e...

Meta kërkon lirinë/ Apeli i Gjykatës së Posaçme vendos këtë të enjte për kërkesën e tij

Ish-Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar sërish lirinë nga qelia, dhe zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”. Apeli i Gjykatës së Posaçme...

Berisha në Kuvend: Pse nuk pranoni kandidatin e opozitës për Avokatin e Popullit!

Opozita ka kërkuar në Kuvend votimin e kandidaturës së propozuar, Besim Ndregjoni, për postin e Avokatit të Popullit. Sali Berisha: Problemi i avokatit të popullit...

Ekskluzive/ Blerta Zhegu: Ja jeta ime artistike në Francë

Intervistë exclusive me sopranon e njohur të skenave ndërkombëtare Intervistoi: Mentor Hoxha, Francë E lindur në Tiranë, Blerta Zhegu nisi studimet në qytetin e saj të...

Lajme të tjera

Web TV