Situata e koronavirusit në Kosovë është shumë shqetësuese. Dita ditës po shtohen qindra të infektuar dhe, për fat të keq, ditët e fundit është rritur edhe numri i viktimave. Për këtë arsye, edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, ka dërguar një mesazh për Kosovën duke shprehur shqetësimin për situatën e rëndë që po kalon vendi i saj.
Rita i drejtohet popullit të Kosovës me një video duke i kërkuar të mbajë maskën në çdo kohë për të mirën e tyre dhe të gjithë popullit shqiptar.
Bashkë me lutjet për kujdes maksimal të higjienës, ruajtjen e distancës fizike, por edhe mbajtjen e maskës, Rita thotë se mezi pret të kthehet në Kosovën pa virus për të kënduar për popullin e saj.
“Jam shumë e shqetësuar që shumë njerëz në Kosovë janë infektuar me COVID-19. Ju lutem, mbroni veten dhe të dashurit tuaj, vendosni maskën, ruani distancat dhe kujdesuni për higjienën personale.
Unë e vendos maskën sa herë dal jashtë, në mënyrë që të vij sërish në Kosovë dhe të festoj me ju përfundimin e këtij virusi. Ndriçoni me dritën tuaj! Vendoseni maskën! Ju dua!”
/St.Su/Fjala.al